10.5 C
Tiranë
E shtunë, 25 Prill 2026

Namik Selmani

Mund të jetë një imazh i Namik Selmani
Mall kurbeti në vite
Dikur
Burrat mërgimtarë kutitë e duhanit ndërronin.
Në kurbet,
në një klub ku vinte më shpejt nata.
Vinte duhani
Nga Mokra, Dumreja, Libohova a nga Taraboshi.
Në ca pamporë
Që gërhisnin të lodhur deteve të largëta.
Dhe flisnin
për halle, stane e për fëmijët e parritur.
Për gratë
Në dritare që prisnin një copë kartë
Tymosej
Dhe qielli nga ata burra ballëdjersitur
Pa ta
Dhe guri i vendlindjes thinjej ngadalë.
Dhe nisnin
Një këngë me ison si litar i zgjatur
Sa çuditeshin
burrat me frak e me kapele republike.
në duart e tyre
me rrudha sikur zbrisnin avionët e zbrazur
Pa pasagjerë
që vraponin të menduar pas një valixheje.
…Rrodhën kohërat në strehët e reja pa çerdhe.
E
Morën erërat tymin e mjegulluar të asaj tryeze.
Po
Mbeti i njëtë malli si fllad a frymë jete.
Si filizët
E një lisi pas një goditje rrufeje.
Në qiej pas reve
U shfaqën avionët vit pas viti
Ballë stjuardesave u shfaqën nëna, nuse vajza
Po mbeti
Malli i ndezur për pragun që na nisi.
E në xhama rrëshqitën lotët e duart e zgjatura.
Mbeti malli
si qepët e kusia e qumështit të bardhë.
Varur në një tra shtëpie, të nxirosur në vite.
Eh,
Kështu mbetëm duke ndërruar pragun me prag.
Si kuajt që ndërrojnë pajtonët mes rrugice.
22 tetor 2021
“””””””””””””””””””

Buqeta e jetës
Bë j një buqetë me lule të bukura
Jepja të parit njeri që do takoni te rruga!
Mbase do të jetë një vajzë e porsadashuruar.
A një plak që një nga një cdo hap e mat.
Mbase do të jetë një fëmijë me sy të mrekulluar
Tek ecën drejt lojës dhe shkollës tërë gaz.
Mbase do të jetë një nënë që foshnjën shtrëngon.
Mbase do të jetë vetë lulishtari duarartë .
Mbase do të jetë poeti që librat ledhaton.
A mësuesi që të ka mësuar shkronjën e parë .
Mbase furrtari që nxiton që në agim për tek furra.
Ashtu ballëdjersitur me buzëqeshjen e çiltër.
Po mund të jetë edhe bujku që e pret mali dhe fusha.
Pa pyetur se është vapë, stuhi, apo dimër.
Mund të jetë udhëtari që nxiton në udhët qiellore.
A luftëtari që në beteja ka marrë sa e sa plagë .
Mbase është nëna e re me uratat shenjtërore
Tek shkon të lindë e lumtur fëmijën e parë.
Mund të jetë pushtetari që thur planë për të nesërmen.
Për ura të pabëra e festa me fishekzjarre.
Mund të jetë arkivoli që përcillet në heshtje
Mes dhimbjes së madhe e lotit të ndarjes.
Në atë qoshe rruge të gjithë mund të jenë
Me një ëndërr për të nesërmen që në çast e thurin.
Bëhu dhe ti pjesa më e bukur në atë jetë
Si ninullat e reja që në fëmijën në djepe përkundin.
E çka mund të bë jmë në këtë vrap me lule buqete.
Qoftë edhe ta ardhura nga Kopshtet e Semiramidës.
Në sy e në zemra jepu sa më shumë buzëqeshje
Që zbut dimrat e zgjon magjinë e kaltrinës.
Boston, 22 tetor 2019
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.