si qepët e kusia e qumështit të bardhë.
Varur në një tra shtëpie, të nxirosur në vite.
Kështu mbetëm duke ndërruar pragun me prag.
Si kuajt që ndërrojnë pajtonët mes rrugice.
“””””””””””””””””””
Bë j një buqetë me lule të bukura
Jepja të parit njeri që do takoni te rruga!
Mbase do të jetë një vajzë e porsadashuruar.
A një plak që një nga një cdo hap e mat.
Mbase do të jetë një fëmijë me sy të mrekulluar
Tek ecën drejt lojës dhe shkollës tërë gaz.
Mbase do të jetë një nënë që foshnjën shtrëngon.
Mbase do të jetë vetë lulishtari duarartë .
Mbase do të jetë poeti që librat ledhaton.
A mësuesi që të ka mësuar shkronjën e parë .
Mbase furrtari që nxiton që në agim për tek furra.
Ashtu ballëdjersitur me buzëqeshjen e çiltër.
Po mund të jetë edhe bujku që e pret mali dhe fusha.
Pa pyetur se është vapë, stuhi, apo dimër.
Mund të jetë udhëtari që nxiton në udhët qiellore.
A luftëtari që në beteja ka marrë sa e sa plagë .
Mbase është nëna e re me uratat shenjtërore
Tek shkon të lindë e lumtur fëmijën e parë.
Mund të jetë pushtetari që thur planë për të nesërmen.
Për ura të pabëra e festa me fishekzjarre.
Mund të jetë arkivoli që përcillet në heshtje
Mes dhimbjes së madhe e lotit të ndarjes.
Në atë qoshe rruge të gjithë mund të jenë
Me një ëndërr për të nesërmen që në çast e thurin.
Bëhu dhe ti pjesa më e bukur në atë jetë
Si ninullat e reja që në fëmijën në djepe përkundin.
E çka mund të bë jmë në këtë vrap me lule buqete.
Qoftë edhe ta ardhura nga Kopshtet e Semiramidës.
Në sy e në zemra jepu sa më shumë buzëqeshje
Që zbut dimrat e zgjon magjinë e kaltrinës.