
Fundi i populizmit shqipfolës.
Në Shqipëri, në vitin 1992, pas rënjes së diktaturës, pushtetin politik, e mori populizmi.
Përfaqësuesi i parë, i populizmit, ishte komunisti Sali Berisha. Eshtë e vështirë të thuhet, nëse ai, është një populist i majtë apo i djathtë. Më tepër ngjanë me një populist anarshist. Të gjithë populistët janë anarshistë.
Shkëlqimi i tij, i pari dhe i fundit, ishte fitorja e madhe kuvendore e vitit 1992. Por, ishte një shkëlqim emocional popullor dhe, si i tillë, nuk zgjati shumë.
Viti 1996 ishte viti që, e shndërroi në një humbës i madh. Që nga ai vit, populli e hoqi qafe Berishën, megjithse ai, akoma nuk ka ndërmend t’i hiqet popullit qafe popullit. Kështu janë populistët, nuk dorëzohen.
Viti 2021, është viti që i dha godtjen vdekjeprurëse populizmit shqipfolës.
Në zgjedhjet kuvendore të 25 prillit 2021, e majta shqiptare, fiton zgjedhjet, për të tretën herë, me shumicë qeverisëse.
LSI , thuajse shuhet, përfundimisht. Nga një “tepsi” e madhe, kusht si qeveriformuese, u shndërrua në një “petull” tigani. Pa asnjë vlerë politike dhe pushtetare.
DASH deklaron Sali Berishën, “Person i Padëshiruar”, për SHBA.
Kuvendi i Shqipërisë, e shkarkon nga detyra, Presidentin të Republikës, Ilir Meta.
Në Kosovë, në zgjedhjet kuvendore që u zhvilluan me 14 shkurt 2021, fitoi populisti i majtë, Albin Kurti. U bë i lavdishëm. Por, lavdia e tij, si populist, nuk zgjati shumë.
Në zgjedhjet vendore, shumë emrore, të 17 tetorit 2021, i ndodhi ajo që, rrallëherë, mund t’i ndodhë një force politike në pushtet, në gjithë botën. Partia e tij dhe, ai si kryetar i saj dhe, kryeministër i Kosovës, nuk fitoi asnjë komunë. “Sofra e burrave” e nxorri jashtë.
Reagimi i tij, për një humbje kaq të thellë, ishte ai i një populisti të humbur por, që nuk e pranon humbjen. “Presim votimet dyemrore” (balotazhin), tha ai. Dmth. është i kënaqur me ndonjë kockë, nga “sofra e dytë”, ajo e grave dhe fëmijëve.
Një humbje e tillë, është një shpërfytyrim dhe zhgenjim i madh, për vetë Kurtin dhe qeverinë e tij, në sytë dhe mendjen e politikanëve perendimorë.
Në Tiranë, një ditë më vonë, pas humbjes fatale të Albin Kurtit, kryetari i LVV populiste, Boiken Abazi, ngriti flamurin e bardhë (dha dorëheqjen) dhe shkoi në punën e vet. Teorikisht, kjo do të thotë që, LVV në Tiranë dhe Shqipëri u shua. Dështoi teoria e Albin Kurtit, për eksportimin e revolucionit në Shipëri.
Treshja Berisha, Meta dhe Kurti, si themeluesë, organizuesë, drejtuesë dhe frymëzuesë të populizmit, duket se janë drejt vetvarrosjes. Bashkë me ata, edhe populizmi shqipfolës.
Po Rama?
Rama duket se është njeri me fat, në karierën politike.
Pasionit për pushtet, i duhen shumë maska. Maska e parë, që ai përdori, për t’u bërë i pushtetshëm, ishte ajo blu.
Dështoi. U “plagos” në pushkët e para, të luftës së populistëve për pushtet. Dhe, ia mbathi për në Paris.
Nano e solli atë nga Parisi, si një idealist demokrat i dështuar, i humbur dhe askushi. E retushoi dhe, menjiherë, e uli në karrigen e ministrit.
Rama e hoqi maskën blu dhe, vendosi atë rozë. Gradualisht, kur mori “koburen” në dorë, të parin vrau “babain” e vet, Nanon. Nëse bëri mirë apo keq!? Por, e bëri.
Pa mohuar edhe aftësitë e tij, si orator, drejtues dhe komandues, ai i shfrytëzon me shumë mjeshtëri gabimet e kundërshtarit. Sa më poshtë shkojnë kundërshtarët e tij, aq më lart ngjitet ai.
Eshtë shumë e vështir të përcaktosh bindjet dhe orientimin e tij politik. Herë i majtë herë i djathtë, as i majtë as i djathtë, herë populist herë demokrat, herë ballist herë zogist, herë reformator herë negociator, herë me Lindjen herë me Perëndimin. Socialist asnjëherë.
Shansi më imadh i tij, për të qendruar sa të dojë, mbi “Kalin” e kryeministrit, është shuarja e LSI-së dhe shkërmoqja përfundimisht e PD-së. Tani ai ka fushën dhe topin, me portën bosh të kundërshtarit. Shenon sa të dojë, gola dhe autogola. Luan pa arbiter.
Merret vesh shumë mirë me të pasurit por, nuk e kupton gjuhën e të varfërve.
Pavarësisht nga roli që kanë lujatur vorbullat, zigzaget dhe përplasjet politike, mendoj se, faktori kryesor që i dha goditjen vdekjeprurëse populizimit shqipfolës është populli. Shumica e popullit, këtej dhe matanë Drinit, është e ndërgjegjësuar për rrezikshmërinë e madhe të populizmit, të majtë dhe të djathtë. Nuk e duron dot.
Populli kërkon NJERIUN, ashtu siç thoshte Migjeni: “Të lindet njeriu”.
Një grusht militantësh, “kobure” në duart e liderëve të tyre, mund të shkaktojnë trazira sociale por, nuk përbëjnë rrezikshmëri për rendin.
Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Shitja e Alaskes
Pazar i mbarë!
Me 18 tetor 1867, u dëgjuan dy gjemime topi, përshëndetëse, në portin detar Sitka.
Ballë për ballë, qendronin 100 ushtarë rus dhe 250 ushtarë amerikanë. Në mesin e tyre ishin përfaqësuesët e Pallatit të Carit dhe ata të qeverisë amerikane. Falmuri rus do të hiqej nga shtiza dhe, në vend të tij, do të ngrihej ai amerikan. Flamuri u bë kaçurel nga era. Nuk ulej poshtë. Një ushtari rus iu desh të ngjitej në shtyllë për ta zgjidhur dhe ulur. Flamuri i rrëshqiti nga dora dhe nga era e fortë, përfundoi në majen e bajonetës së pushkës të një ushtari rus. Të pranishimit ndaluan frymëmarrjen. Princeshës Maria Maksutova, gruaja e Carit të fundit rus, flitet se i ra të fikët. Një ogur i keq?
Nën gjemimin e dy të shtëna topi, u ngrit flamuri amerikan.
Me nxitim, komandanti i fregatës ruse, Alexei Alexejewitch Pechtschurow, deklaroi aktin e shitjes: „Gjeneral Rousseau, me lejen e shkëlqesisë së tij, sundimtarit të Rusisë, ia dorëzoi SHBA–së teritorin e Alaskës“.
Përfaqësuesi i Amerikës, Lovell Rousseau, e falënderoi atë.
Që nga ai moment, „frigoriferi gjigand“ Alaska, i takonte Amerikës.
Gjysmë viti më parë, me 30 mars të vitit 1867, përfaqësuesët e të dy vendeve, e kishin nënshkruar aktin e shitjes dhe blerjes të Alaskës.
Car Alexandri i Dytë, kishte nevojë urgjente për para. Lufta e Krimesë ia kishte boshatisur arkën.
Amerikanët ishin me fat. Ata blenë Alaskën, me një teritor gjigand prej 1,5 mln. km/katror vetëm për 7,2 mln dollar, 4,8 dollar km/katror. Një Pazar i mrekullueshëm.
Megjithatë, amerikanët nuk ishin aspak të kënaqur me pazarin. Çfarë mund të bënin ata, me një “frigorifer gjigand” ku nuk kishte asgjë tjetër veçse akull dhe ca banorë të lashtë, primitivë dhe rebelë. Me të tillë banorë, amerikanët kishin një përvojë shumë të keqe, në stepat e amerikës.
Pas 150 vjetësh, skepticizmi amerikan, u shndërrua në një sukses gjigand për Amerikën.
Nëntoka e “frigoriferit gjigand” ishte plot me pasuri të rralla. Qymyr, floririn e verdhë dhe arin e zi. Fitimi ishte 1000 për qind.
Rusët, edhe sot e qajnë me lot, marrëzinë e Carit, i cili ia fali Alaskën Amerikës. Por, Alaska është në duart e Amerikës dhe, asgjë nuk ndryshojnë dot.
Alaska, që nga data 03 janar 1949, nga Kongresi Amerikan, është deklaruar shteti i 49 i Amerikës.
Good Deal!
Përktheu Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist