7.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Imer Hysa

ARDHKA NJE MOSHE

Ardhka një moshë kur sje as i ri, as i vjetër
Kur veten se ndjen as djalosh as plak,
Teksa takon rrugës a kafene njē shok tjetēr
Në bisedë pyetesh: “a mbahesh ndopak”?!
Ardhka një moshë kur s’vrapon, por as rri në vend
Një moshë që hapat përpiqesh ti hedhësh të sigurtë,
Moshë që të tjerët thonë “paska rrjedhur nga mendt”!
Ndërsa veten ti e ndjen më të zgjuar se kurrë.
Po po, ardhka kjo moshë, pasi kalon dekada jete
Kur je i lartësuar në gradat e njerëzisë,
S’është thjeshtë fjala për gradat mbi spaleta xhakete
Por, për ato njerëzoret, nga baba në gjysh.
Ardhka një moshë kur ti kthen kokën pas
Dhe gjurmët qe ke lënë i kthen në kujtesë,
Kur sheh mirësitë, vë buzën lehtaz në gaz
Dhe skuqesh për gabimet që bëre në jetë.
Ardhka një moshë që e mban veten burrë
Dhe pret mirënjohje për atë që ke bërë në jetë,
Por qenka një kohë kur gjërat qenkan rrëmujë
Dhe lëmshin e mendimeve se zgjidh dot as vetë.

Gjithsesi qenkan vite të mbushura me ngjarje

Qenkan rrugë të ecura herë me hap e herë me vrap

Të vjen keq për vitet e jetuara me halle

Keq të vjen për dëshirat që mbeten rrugëve në baltë.

“”””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

PRINDERIT E MI DHE SHEN VALENTINI
Prindërit e mi se dijnë ç’është Shën Valentini
Dhe se të dashuruarit e festojnë në botë.
Në kishë e xhami martesës s`ia bënë betimin
Por kanë mbi gjashtë dekada që duhen kaq fort.
Kurrë se mësuan se ka festë të dashuruarish
Dhe tufa me lule nuk shkëmbyen kurrë.
Por kaq shumë e dashuruan njëri tjetrin
Që rrallë të dashuruarit duhen kaq shumë.

Kurrë nuk dëgjuan për Shen Valentinin

Dhe betim nuk bënë në kishë e xhami.

Por për dashurinë e zjarrtë vit pas viti

Dhe vetë Shen Valentini do i kishte zili.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

LISI
E sodisja prej vitesh lisin, teksa rrethi moshor ne trung i ulet
shihja rrezet e diellit si depërtonin mes blerimit të degëve,
Tek derdhte freskinë e hijes mbi barin e njomë dhe lulet,
që çdo çift ndërsa puthej, nga pakujdesia shkelte.
E shihja edhe kur gjethet merrnin formën e zemrës
dhe fshihnin foletë e zogjve në pranverë nëpër degë.
Në verë, kurora e lisit me një luftanije ngjante befas
ku zogjtë ule – ngriheshin, si reaktivë të shpejtë.
Me shkurtimin e ditëve, diku në pragvjeshtë
gjethet, si kameleonë papritur ndryshonin ngjyrë
Ndërsa zhvishej nga dimri, madhërisht çante qiejt
dhe herëpas’here shihte veten në pellgun pasqyrë.
Me ardhjen e tij dimri, për tokë shtrinte gjethet,
që më parë silleshin trungut në vallëzim fluturash
Me dashuri lisi gjethet joshte dhe i mbante rreth vetes
dhe gjethet në ushqim ktheheshin, si biskota të buta…
E shihja lisin madhështor, qëndrestar ishte gjithë kohës,
deri sa një ditë erdhën ca dykëmbësh jelekëverdhë.
Me përbindëshin zhurmëgrerëz e shtrinë për tokë,
me rropamë e plandosën, si një njeri të pajetë.
U shtri, u martirizua lisi madhështor në ndajnatë,
nga duart gjakatare të disa qenieve ekstra harbutë.
Lisi, tek flijohej në kuadër të “ristrukturimit” në park
ndjeu se me degët dhe kujtimet i’u përgjakën në rrugë.

Lëkura e plasaritur, nga dhimbja u shkapërderdh në tokë,

por jelekëverdhët, pa mëshire ia sharruan trungun, degët.

Si një njeri të gjymtuar, jelekverdhët e ngarkuan në kamion

këtë monument kulture, dhe ikën, pa u vrarë në ndërgjegje…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.