14.5 C
Tiranë
E mërkurë, 18 Mars 2026

Nezi Plaku Velaj

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Vargje elegji për motrën që humba

Në sytë e shpirtit thellë, ta ndjeva dhimbjen,
Me kujdes vrojtoja çdo hollësi dhe ndryshim,
Sikur po studjoja heshtjen tënde brënda heshtjes time,
Nuk e duroja dot dhimbjen, kur ti venisje në përhumbje
syrin.
Eh, valet e shpirtit tend gulçonin në heshtjen e trishtuar,
Kisha kohë që shikoja këtë heshtje që flet aq shumë,
I njihja, i nuhasja më së miri dallgët e shpirtit të trazuar,
Në përhumbjen e pavetdijshme dallova thellësinë e mendimit.
Në rrudhat e thella i numërova vitet, vuajtjet, brengat e dhimbjes,
Shijova aromën e fjalës që me vështirësi nga buza e nxirrje,
Thellohesha në misterin dhe gjyrmët e të së kaluarës së hidhur,
Përjetova zjarrin e dashurisë, që na dhurove gjithë jetën pa kursyer.
Ballin e kishe si hije dhe shikimin si rreze dielli,
Zëmra ishte bërë akull, asnjë pipëtime nga shpirti nuk nxirrje,
Heshtja më e errët se nata ishte, një “Ah” nga dhimbja shfrehu,
Në etjen e shpirtit, mallin kishim përqafuar, donim të na ngrohte
një rreze djelli.
Etjen dhe dashurinë, dhimbjen e lotit që nën qepallë ruaje fshehur,
Eh, sa e sa të fshehta të tjera ruaje, që nuk doje t’i thoje,
Të të shtrëngoja në kraharor, bashkë me fjalët që bëlbëzoje nga goja,
Qetësinë e një kopshti të gjelbëruar, sa doja të ta dhuroja.
Flokët e shprishur dukeshin sikur mëndja po luftonte me furtunat,
Sytë gjysëm të mbyllur shikonin me vërejtje here pas here
në pëhumbje,
Në hijen e natës me hënë imazhin tënd përfytyroja,
Në pasqyrë, si mbi dërrasë të zezë, portretin tend vizatova.
Si një njeri që kërkon me dëshirë drejt qiellit shpirti i saj të lartohet,
Me mallëngjim t’ja lërë lamtumirën kësaj toke dhe njerzve,
Në valën e kujtesës sa gjëra të ruajtura kishe, por vetëm mesazhe
përcolle,
Të rrethoheshe nga dashuritë e tua shikoje, ato që nga barku polle.
Në ishullin e trazuar të mendimit radhitemi neve të parët,
Koha me hapin e kaliti kalëroi pengesat e vështira,
Zhytur në botën e përtejme, zgjon nga ëndrra misterin e kujtimit,
Nuk është e lehtë t’ju japësh lamtumirë, të dashurve dhe me dëshirë
të largohesh.
Po ti po largohesh nga jeta, neve na le dhimbjen, pikëllimin,
Shpirti yt i bukur fluturoi në qiellin e pastër të Parajsës pa re,
Shtrëngoj e sforcuar lotin nën qepallë, që mos të më rrjedhë,
Po a mund ta ruash të krypëzuar këtë pike loti të dhimbjes?
Që si lumë rrjedh bashkë me ngashërimin, një oqeani e mbushi
Plot.

Nezi Plaku Velaj

Tiranë 18. 11. 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.