MPLAKUR MOSHËS
Me shkumsin e jetës vjerra Nevrez shkroi n’dërrasën e fatit
thelbësoren e jetës si nënë, uni i saj nderit, njohja e njeriut
mplakur moshës, s’mban syze, plot gjallëri, e mira e fshatit
hipnotizimit m’ngjall nënën, e aftë, s’pyet për erën e veriut
Gërmëtari
“””””””””””
KUJDES FEMRËN
Në dashuri vetëm zemra mund t’shohë me të vërtetë
ashtu, si ra dje dëborë e parë karshi në malin e Thatë
për syrin e ballit, thelbësorja, asht e padukshmja vetë
kujdes femrën, s’jan vetëm ferr, por janë parajs’ gratë
Gërmëtari
“””””””””””
KOSH PLEHRASH ANKOHET
Përbindëshja Ninë, q’lamë ne të dy buzë humnere
larg nesh, çmendurisë esëll, humbëtirë e çoroditur
prirja e asaj fëlliqësire, qe mania n’vartësi seksuale
kosh plehrash ankohet, sa herë e sheh t’shkalafitur
Gërmëtari
“””””””””””””
ME GRUAN PËRDITË PUTHEM
Vajzë, sonte kam më shumë nevojë, për sytë e tua
kush m’njeh e di se më ndodhi diçka e re, e bukur
dua të shuaj etjen si baba, njeri me fat, je me mua
me gruan përditë puthem, m’pyesin ku je zhdukur
Gërmëtari
“””””””””””””
ASNJË TJETËR S’MUNDI
Sa herë dëgjoj këngën qëm’ emocionon, mendo
isha dikushi, q’e ka ndarë gjithë melodinë, me ty
asgjë tjetër s’mundi, vendin tënd të zinte, kupto
rrugë e dashurisë më ka çuar, portretin tënd n’sy
Gërmëtari
“”””””””””””
THIKË & TEHE DY
Jam i bindur se gjithçka që mund t’ja jepja asaj vajze që erdhi nga tradhtia në martesën e parë të nënës së vet, ndoshta jo aq sa pretendonte ajo në moshën që ishte, por shumë më shumë, kur të kishte krijuar familje, nëse rrethanat do të ishin të ndryshme. E pagëzuar në Athinë nga dashnori i ri i nënës së saj, i cili quhej Kosta, si punëdhënës taverne me emrin e tij damkë, në përbërjen e emrit të saj, ai realizoi kërkesën e pjatalarëses:- Më bëj një nder, ma pagëzo vajzën se nuk ma njeh i dashuri në Shqipëri. Sa herë kalova pranë vendit të saj të preferuar në qytet, më dukej sikur filloja të shkruaja një libër të ri që të magjeps nga marifetet e femrës që u përzu nga fshati i burrit si lavire, duke ja prishur edhe klinikën. Atë asnjë burrë nuk e emocionoi sa dashnorët zdëpa, me mëngën e xhaketës nëpër këmbë, emocionon që i ngriti namin si monstër familjare, e cila e kishte bërë hak plumbin. Poet, mendo të vdesë ( më tha dikusah nga fshati ku ishte nuse)dhe do të shikosh që nuk do të ngelet mashkull pa i vajtur në varrim sepse ka treguar talentin e deklaruar edhe nga vajzat e saja, se ajo ishte kurva e parë e fshatit dhe jo e fundit e qytetit provincial. Dikush i kishte bërë magji , e hëngri me sy, dikush e ka ndarë padrejtësisht, duke e lënë me barrë pa qënë i sigurtë se ai do të ishte babai i fëmijës që rritjej dita ditës. Më tepër asgjë tjetër. Mbaj mend shumë gjëra nga ato plehra shoqërore, ku vetëm njëra s’ishte mjaft e qartë për magjinë se si mami i tërhiqte meshkujt. Ajo tundohej nga kuriozitet i thellë dhe intensiv. Si do që isha pranë saj dhe të jëmës, flisja me atë dhe fliste duke qeshur edhe e jëma në krevat, ku ajo kërkonte mistikën e preferencës mashkullore, duke eksploruar pjeshkën e nënës së vet. Qetësia e të jëmës ishte kaq kontradiktore, ndaj veprimit të së bijës, për të parë në sytë e saj sekretin e kurvërisë, nga kundërshtia e së cilës i kishte ngelur para shumë kohësh, një shënjë thike në kofshën e këmbës.
Gërmëtari