Ne vitet kur harta e botes ndryshonte ne favor te mireqenjes, vendi jone ishte perfshi ne panikun e frikes e te izolimit.
I shifshim ne anderra cdo nate e dite anmiqte, ( forcat e erreta), qe perpiqeshin t’na merrnin sekretet e ndertimit te socializmit pa ia shtri doren kuj (tuej mi ne uj), dhe ate te ndertimit me cilesi te bunkereve, te cilet ishin shtri gjane e gjate ne fusha, kodra e male (mbushun me hale).
E ma e randesishmja (si nji kashe e lashe), qe prishi bollekun e solli fukarallekun, kje tufezimi “vullnetar”(polici mbrapa e vullneti para) ku katundaret u bane si majmuna pa prespektive e robot pa inisiative!
**
Per me ruejtun keto “fitore”, populli kalonte gjysen e nates neper rralla (tuej thur barcoleta e perralla)!…
Kudo ne lagje te qytetit, katunde, uzina e fabrika, ne zyre e deri ne shkolla, bahesh e quejtuna “roje operative”!..
(Kishim shtet, por ishte per ibret!)..
**
Ne Oblike, simbas nji grafiku, ne kete pune te randesishme, ishin perfshi edhe mesuesit.
(Nji plotesim postimi te Huana Kurtit per bretkocen , po e tregoj edhe une)
**
Ishe ne oden e caktume per rojen operative me nji telefon qe lidhesh me sektoret e tjere te kooperatives.
Ne ora 11 te nates, me merr ne telefon sektori i Krebejve, nji fshat ne rraze te Taraboshit. Aty ,ne stalla, mbaheshin gjate dimnit, lopet e tufezueme!.
Ishte Xhemali, piloti, nji tip i kandshem e shakaxhi. Te gjithe ne katund e therrisnin me humor “piloti”, sepse transportonte ,gjate dites, me nji mushke me dy kosha, buken e materiale tjera prej qendres ne sektoret e malit.
– Lajmero kryetarin, me thote, se nuk ka ardhe silazhi e lopet jane pa ushqim!
Nate dimni, binte shi, rruga deri te shpija e kryetarit plot gropa, ishte kund 20 minuta larg…I zhytun ne leximin e nji libri per kalim kohe,ne driten e nji kanili me drite qorre,vazhdova pa e prishe terezine.
Mbas do kohe, bje prap telefoni.
– A e lajmerove kryetarin e çka te tha?
Me qe Krebej ishte katund ku shquhesh per prodhinin e fikut, ne veçanti te fiqeve te thate ,(Çdo shpi mbante deri 100 kg. te tille, te leshuem e te vargezuem) ju pergjegja :
– Kryetari me tha, sonte ushqeni lopet me fiq te thate!
***
Te nesermen me thirren ne raporte autoritetet e katundit.
Mbas nji verejtje gojore(e dinin natyren teme per lojna), mora porosine: “Mos ban ma lojna te tilla se ule vigjilencen revucionare”!.