15.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Mustafa Ibrahimi

Në mjediset e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, Shkup, sot u bë Përurimi i veprimtarisë shkencore të prof. dr. Begzad Baliut.

KONTRIBUTI I BEGZAD BALIUT NË STUDIMET ONOMASTIKE!
Shkup, 10.12.2021
Me rastin e përurimit të veprimtarisë shkencore të prof.dr. Begzad Baliut, u prezantova me kumtesën “Kontributi i Begzad Baliut në studimet onomastike”, duke u përqëndruar në veprat: Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt, 2000; Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, 2004, 2009; Onomastika e Gallapit, 2004; Profesor Jup Kastrati për Kosovën (bashkautor), 2004; Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, 2005; Vepra bibliografike e profesor Jup Kastratit, 2005; Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës (bashkautor), 2005; Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, 2006; Çabej I, 2006, “Onomastika e Kosovës (Ndërmjet miteve dhe identiteteve)”2008, si dhe disa vepra të tjera studimore e letrare, revista të përgatitura për shtyp, shumë artikuj të botuar në shtypin ditor dhe shkencor, përmbledhjen me studime, trajtesa, recensione etj.

Prof.dr. Begzad Baliu ngelet si një ndër themelvënësit e onomastikës dhe të shkencës albanologjike në Kosovë, por edhe onomastikës shqiptare në përgjithësi. Me të gjitha këto vepra të rëndësishme shkencore, profesor Baliu e pasuron gjuhësinë tonë në përgjithësi dhe onomastikën shqiptare dhe atë ballkanike në veçanti.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.