25.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Amijete Çollaku!

Kur veten e kuptova !Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Si një tjetër, vuajta shumë….
madje dhe humba mes të tjerësh, duke jetuar për të tjerë unë…
sa shumë herë s’dija ku jam, ku gjëndem,
ku jetoj, a jetoj unë…
Derisa vendosa vetes kohë t’i kushtoj
t’a gjej veten, t’a mar me të mirë
t’a mar për dore, t’i flas ,
t’i gërthas ,me të tok të qaj
t’a qortoj , t’a përqafoj, falje ti kërkoj…
Atëherë kur unë me veten, rramë në ujdi
për çdo veprim , të vendosim tok të dy
aq sa tashmë jemi bërë si motra siamene të pandara, vetja dhe unë kudo të dy
gjest ky më superior i imi
që një jetë ja pata borxh vetes, për t’ja arritur qëllimit
për ta dashur, për të qenë vetvetja
unë dhe ajo, tok të dy!

Amijete Çollaku!

“”””””””””””””””””

Nëntor i kuq!
Gëzohu në këtë ditë të shenjtë feste,
o Nëntor i kuq
Sot hedh hijerrëndë vallen pavarësia, me të shtrënjtin tonë flamur .
Gëzon Nëna jonë Shqipëri,zogjt e shqipes fton të mblidhen, ti shtrëngon fort në gji.
E stolisur si lulkuqe ,me gjakun e flijuar të bijve tanë dëshmorë
si yje zbritën nga qielli,erdhën sot të festojnë
të ftuar si dasmorë.
Damarët e tokës, sot fuqishëm pulsojnë
gurët vaditur me gjak të tyre, frymojnë.
E bukura Vlorë, sot nusëron
brohoritjet mes erës melodioze,bëhen jehonë për lirinë e pavarësinë tonë
krenare tund krahët shqipja jonë, mbi shkëmb.
Vjeshta, vesh petkun e kuq gjethepërflakur
dhe krenohet,si sexhade në konak të shqipes këtë nëntor shtrohet
Flamuri kuq më i bukuri në bot ,sot me yjet s’krahasohet
hareshëm valvitet i lirë
në hapsirë , bukurinë e tij shpalos
e në mes tij mbështjellë shqipja me dy krerë ,drejt qiellit lartësohet.

Ismail Qemali me shokë ,betuar për këtë tokë

me gjak e besë

që këmbë e hasmit këtë tokë , mos me e shkelë

sa për shtat liria i shkon

në baçe t’saj,dua pranverë të këtë gjithmonë

flamuri jonë i kuq, në qiellin shqiptar

ndër shekuj , në përjetësi të valon !

Amijete Çollaku!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.