“”””””””””””””””””
Nëntor i kuq!
Gëzohu në këtë ditë të shenjtë feste,
o Nëntor i kuq
Sot hedh hijerrëndë vallen pavarësia, me të shtrënjtin tonë flamur .
Gëzon Nëna jonë Shqipëri,zogjt e shqipes fton të mblidhen, ti shtrëngon fort në gji.
E stolisur si lulkuqe ,me gjakun e flijuar të bijve tanë dëshmorë
si yje zbritën nga qielli,erdhën sot të festojnë
të ftuar si dasmorë.
Damarët e tokës, sot fuqishëm pulsojnë
gurët vaditur me gjak të tyre, frymojnë.
E bukura Vlorë, sot nusëron
brohoritjet mes erës melodioze,bëhen jehonë për lirinë e pavarësinë tonë
krenare tund krahët shqipja jonë, mbi shkëmb.
Vjeshta, vesh petkun e kuq gjethepërflakur
dhe krenohet,si sexhade në konak të shqipes këtë nëntor shtrohet
Flamuri kuq më i bukuri në bot ,sot me yjet s’krahasohet
hareshëm valvitet i lirë
në hapsirë , bukurinë e tij shpalos
e në mes tij mbështjellë shqipja me dy krerë ,drejt qiellit lartësohet.
Ismail Qemali me shokë ,betuar për këtë tokë
me gjak e besë
që këmbë e hasmit këtë tokë , mos me e shkelë
sa për shtat liria i shkon
në baçe t’saj,dua pranverë të këtë gjithmonë
flamuri jonë i kuq, në qiellin shqiptar
ndër shekuj , në përjetësi të valon !
Amijete Çollaku!