22.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Gjet Ndoj Tarazhi

PUKË apo DUKAGJIN?

“Pukë” ishte emri i nje garnizoni Osman i shek 18, në qytetin e sotëm që vazhdon të mbajë pikërisht këtë emër #Puka. Ndodhet në rrugën me histori te herëshme paraosmane Shkodër- Prizren, emër që mbulon dhe eklipson disa vende e krahina me histori te madhe Arbnore- Shqiptare si:Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Berisha, Iballa, Va Sapaçi, Komani, Sarda (Shurdhahu), Kryeziu, Kqira, Bugjoni etj. Të gjitha këto vende me histori e legjenda ishin dikur epiqender e zotërimeve te Dinastise Arbnorëve te Dukagjinëve.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Kjo rrugë, në Antikitein Ilir dhe Romak quhej “RRUGA E METALEVE”, ndërsa në Mesjetën Arbnore quhej “Rruga DE ZENTTA”, dhe zotërohej e kontrollihej prej Familjes Dukagjini. Në fakt ishte kjo rrugë qe i fuqizoj fort këtë Familje, dinast i fundit i të cilës qe Princ Leka III Dukagjini.
Në fakt edhe Tashëgimia Kulturore materiale e shpirterore e kesaj treve, që vazhdon të ruhet deri ne ditet tona, janë themelet dhe provat me të qarta e domethenese të vazhdimesisë Iliro-Arbnore-Shqiptare në të gjithë gjeogradinë e trojeve Etnike shqiptare.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Në këtë kuptim rikthimi i emrit të vjetër DUKAGJIN do te ishte gjëja e duhur dhe njëfarë çlirimi prej emrit “PUKË”, që nuk ka kurrvarë lidhje me vlerat historike autentike arbnore shqiptare, por thjeshtë përfaqëson emrin e nje garnizoni ushtarak Osman që i kundërvihej kësaj trashigimie….
Nga ana tjetër Flamurin Dukagjinit e ka Bashkia ndersa emri jo…..
Pikërisht dje ishim në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombetar me autorin Pashk M. Alia per promovimin e librave te tij, tematika të cilëve janë vlerat që burojnë nga kjo trrashëgimi kulturore e shkelqyer si:
Mikpritje e Bujaria, por dhe dukuri të tjera etnografike e historike te Pukës dhe të Shqipërisë.

Gjet Ndoj Tiranë me 11 dhjetor 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.