
Premtimi i Jehonës…
TREGIM.
Jehona ishte një vajzë simpatike, pak e ndrojtur, disi delikate dhe nazike, por sharmante, që dinte t’ia shijonte të mirat ditës dhe ishte gjithnjë në kërkim të diçkaje të re në jetë.
Njohja me Ladinin ndodhi shpejt, në mënyrë të beftë dhe të vrullshme dhe brenda një kohe të shkurtër ajo u ndie plotësisht e sugjestionuar nga prania e tij. Ai e bënte për vete me gjithçka: me atë fytyrë të kuadratuar që shprehte vullnet dhe forcë, me sytë përshkënditës që të depërtonin gjer thellë në shpirt, me lukun e veçantë dhe veshjen plot sqimë. Lere pastaj ajo makina e tij e markës së fundit, X5, që iu kishte rënë në kokë shoqeve të saj si një pije e fortë zilie, ngaqë nuk e arrinin dot.
Jehona kishte pasur dhe të tjerë para tij. Edhe pse e imët në trup dhe në fytyrë dhe me një pamje infatile prej fëmije, ajo kishte një pamje sensuale dhe binte menjëherë në sy të meshkujve. Kështuqë nuk i kishte shopëtuar qoftë tundimit e ngasjeve, qoftë provokimeve që sjellin me vete oaze erotike apo seksi kalimtar. Ishin fragmente në ikje. Dashuriçka të mbetura në rrugë, puthje kalimtare e netë të shfrenuara në hotele të lira që binin erë ndotje. Gjithçka kishte qenë një prozë e rëndomtë epshi dhe dëshire seksuale, që kishin përfunduar në shfrime. Ndonjë premtim nëpër dhëmbë për martesë nga ndonjë partner pak më serioz qe shuar sakaq në buzët e tij fill pas aktit seksual.
Dukej se me Ladinin ishte ndryshe.
E pati njohur në një bar kafe luksoze në qendër të Moskës, rrethuar nga një grup të rinjsh, të cilët ai i sundonte me heshtjen e tij kuptimplote dhe vështrim syshë.
Ajo pati vajtur aty me një shoqe të Fakultetit, një rumune që ia mbante xhepi për të frekuentuar lokale të tillë. Brenda një kohe të shkurtër, që kur erdhi porosia e tij në tavolinën e tyre dhe gjersa ikën së bashku me makinën e tij luksoze, Jehona ndieu pushtetin e një ndjenje të panjohur që e shtynte me përdhunë drejt tij.
Ishte një ndjesi e pa provuar më parë, që ajo nuk arrinte ta kontrollonte e ta shtypte.
Gjithçka vërtitej në atë sigurinë që i diktonte pamja e tij, ai vështrim burrëror dhe disi i egër që zbutej e konturohej në mjekrën e parruar si një oaz premtimi. Sytë e tij sikur i thoshin se me të do të ishte e sigurtë dhe nuk do të mbetej kurrë në mes të rrugës, e huaj me vetveten dhe të tjerët, e huaj dhe e braktisur…
Bashkëjetesa nisi e shfrenjuar dhe pa asnjë doganë e rregull, ku me një simetri gërricëse ai provonte trupin e njomë të Jehonës dhe dehej nga sharmi i saj përvëlues.
Ajo braktisi konviktin dhe u “strehua” në shtëpinë e tij komode, ku gjithçka dukej e përkryer dhe në një hierarki perfekte. Shpesh ai ikte nga shtëpia dhe e linte atë të vetmuar, në mbretërinë dhe tiraninë e sendeve të shtrenjta dhe luksit që e rrethonte si me marsetë. Rrinte e mendonte për shansin që i kishte ofruar çasti fatlum, duke u lidhur me një person që dinte se çfarë bënte dhe gëzonte një autoritet të plotë me ata që punonte.
Po çfarë punonte Ladini?
Ajo këtë nuk e mësoi kurrë, gjersa gjërat u kthyen në pikën e nisjes dhe më tej u rrokullisën në mënyrë të pakthyeshme…drejt…greminës.
Po,po, drejt greminës, pasi bashkëjetusi i saj ishte një trafikant droge dhe një makinë policie, e maskuar nën persona civilë, që merreshin me biznes elektroshtëpiakesh, përgjonte ditë e natë poshte shtëpisë së tyre, në një rrugicë qorre, ku gjithçka mund të kontrollohej me lehtësi dhe operartivitet.
Dhe një ditë prej ditësh, një grup policësh të ndërhyrjes së shpejtë, të pajisur me skafandra dhe armë të rënda, sikur po sulmohej ndonjë detashment ushtarak i pathyeshëm, ia behu në derë dhe pasi e theu atë me forcë, pa pritur që dikush ta hapte, hyri brenda dhe i gjeti ata të dy duke bërë dashuri në shtratin bashkëjetues.
E morën atë me forcë ndërsa asaj i thanë që të mos lëvizte nga shtëpia, pasi do ta merrnin në pyetje brenda asaj dite për të dëshmuar rreth veprimtarisë kriminale prej trafikanti droge të bashkëjeuesit të saj.
Kur ikën policët me të prangosurin, ajo ndjeu pushtetin e një ankthi të madh t’i ngjitej nga gryka në trajtën e një katakombi mizor, që po e shkatërronte nga brenda.
Befas e kapi një frikë e fshehtë dhe nisi të dridhej si në ethe. Lajmet në televizon folën për hetime të gjëra rreth trafikantit të famshëm që ishte i zgjedhuri i saj dhe për zgjerimin e rrethit të të dyshuarve, që ishin nën hetim policor.
Kudo, në shkollë, në leksione, gjatë leximit në bibliotekën e Fakultetit, në rrugë e gjetkë, shoqet dhe shokët e vështronin me një kureshtje cinike që ajo e përkthente në këtë mënyrë: “Akoma qenke këtu ti?! Nuk të mori policia bashkë me atë horrin tënd trafikant?!”
Iu krijua një frikë që po i kthehej në fobi, sikur e ndiqnin pas policë e dedektivë të maskuar, që përgjonin jetën e saj dhe nga çasti në çast do ta fusnin brenda në birucë. Kur e përfytyronte diçka të tillë, mblidhej në vetevte si kërmilli në guackë dhe zhdukej nga sytë këmbët, pa komunikuar me askënd.
Çdo çast që kalonte ia vështrësonte gjendjen dhe ia bënte të padurueshme qëndrimin nën këtë trysni.
Dhe një ditë iku nga sytë këmbët, e trembur për vdekje, edhe pse nuk kishte bërë asnjë krim.
Po ku të shkonte?
Këmbët e çuan diku në periferi të Moskës, tek një ngrehinë supergjigande që ishte jetimorja “Leon Tolstoi”.
Aty sajoi një histori të vdekjes së gjithë familjarëve në një garë me kuaj dhe duke përfituar nga fakti që dukej e vogël, sikur ishte dymbëdhjetë vjeç, u strehua në këtë godinë të humanitetit, që shkëlqente nga pastërtia nga jashtë e nga brenda,por mbi të gjitha nga humanizmi, ky virtyt i një institucioni që mbante emrin e babait të virtytit dhe dorës së zgjatur njerëzore për ndihmë ndaj të pamundurve. Pasi e pa veten të rregjistruar dhe të akomoduar në këtë institucion, mori frymë thellë e lehtësuar, se e kishte lënë të keqen pas, bashkë me fytyrën e atij që ishte i dashuri i saj, por që paskësh qenë i lidhur me fijet më të errëta e më të rrezikshme të botës së krimit.
Në këtë institucion madhor të përkrahjes së fëmijëve në nevojë, Jehona njohu Sashën, një trembëdhjetëvjeçare të shkathët e të gjendshme, e bukur perri dhe me një intelegjencë shembullore. U bënë shoqe të ngushta. Ajoi tregoi se ishte shumë e pasur dhe se prindërit i qenë vrarë në një aksident automobilistik dhe kishte mbetur vetëm me gjyshen. Ajo ishte e sëmurë dhe kishte nevojë për kujdesje mjeksore të gjata, prandaj qe detyruar ta çonte mbesën në këtë qendër fëmiljësh pa prindër, ku çdo javë i vinin ushqiqme nga më të zgjedhurat dhe rroba me klas të lartë.
Ajoi tha se gjyshja pritej që aty nga fillimi i vitit të rehabilitohej plotësisht dhe ajo do të shkonte të jetonte me të në fermën në periferi të Mosokës, ku kishte qindra ha tokë dhe mijëra kokë bagëti. Ishin me dhjetëra punëtorë e shërbyes që punonin për gjyshen e saj dhe që do të rinisnin veprimtarinë sapo ajo të kthehej.
“Do të vishë edhe ti me mua Jehona, -i thoshte Sasha. Ti je motra ime dhe gjyshja do të të dojë siç më do mua”. “Do të vij, patjetër do të vij dhe nuk do të ndahemi kurrë”, i premtoi Jehona shoqes së saj të ngushtë, me të cilën e kishin lidhur fijet e një jete të re.
Por jeta jo gjithmonë ndjek kurbën e ëndrrës së dikujt. Ajo që llogarit mendja dhe shpirti njerëzor, ndodh që të rrënohen në një cast të vetëm nga dora mizore e fatit.
Sasha u sëmur rëndë me një sëmundje të keqe. Lëngoi pesë muaj rresht. Jehona i qëndroi ditë e natë te koka. U mundua të gjejë fijet për t’u lidhur me gjyshen e saj, por më kot. Ajo kishte ndërruar qendrën e rehabilitimit dhe kishte shkuar në një qendër tjetër jashtë Rusisë, po se ku kokretisht, askush nuk e dinte. Pyeti poshtë e lart dhe i ranë këmbët duke u intersuar, por askush nuk e dinte se ku ndodhej gjyshja e Sashës, shoqes së saj që qe zverdhur, ligur e tretur aq shumë, saqë nuk i kishte mbetur thuajse asgjë nga hiret e saj prej vajze të vogël e mjaft të bukur.
Sëmundja, kjo grifshë e pamëshirshme, nuk ia kurseu energjitë dhe forcat vajzërore, as hiret dhe as ëmbëlsinë, që po thërmoheshin të gjitha nën morsën e një sëmundje të pamëshirshme.
Në fillim të pranverës, ajo vajzë engjëll plot mirësi e çiltërsi ndërroi jetë, duke i kërkuar Jehonës të bënte ç’është e mundur të gjente gjyshen e saj. Ajo i premtoi se do ta gjente gjyshen e Sashës dhe shoqja e saj mbështeti kokën e bukur e të lodhur nga sëmundja e rëndë në prehrin e saj dhe kiu përgjithmonë nga kjo botë.
Jehona derdhi lotë të nxehtë shpirti për rreth një muaj dhe pas një muaj, pasi vajti me një tufë lule në varrin e Sashës, iu betua asaj se do ta gjente gjyshen me çdo kusht e me çdo çmim.
Pasi u end siptaleve e qendrave rehabiltuese të Moskës, i lindi ideja të shkonte në vilën e saj në thellësi të periferive moskovite, në atë vis të mbuluar me gjelbërim të përhershëm, siç ia pati përshkruar Sasha.
E priti portierja në derë, me atë kësulën e bardhë të shërbimit në kokë, e cila briti me ngazëllim:
-Sasha! Sasha ime!
Ajo deshi të thoshte se nuk ishte Sasha, por nga lart, në katin e sipërm u dëgjua zëri i gjyshes:
-O zot! Erdhi Sasha! Mbesa ime e dashur! Ah, sa të kam pritur bijëza ime!
Asaj i rrahu zemra fort kur teksa mbështetej në gjoksin e gjyshes së Sashës, e cila më në fund kishte ardhur të jetonte në vilën e saj, ndiente lotët e saj të nxehtë t’i zbrisnin nga faqet e rrudhura plakës, në faqet e saj të lëmuara e të bukura.
Kaluan ditë dhe ajo e zhytur në ëmbëlsinë e vilës, në ushqimet e zgjedhura dhe salltanetet e sërës së fisme që i përkiste shoqja e saj e ndjerë, megjithëse disa herë tentoi të tregonte të vërtetën, nuk arriti ta bënte. Një zë i thoshte: “A lypset të zhgënjehet kjo gjyshe me një këmbë në varr, në fund të rrugëtimit të jetës, duke i thënë se e mbesa prehet në dhe të zi?!”…
Ngjarjet ndodhën shpejt dhe gjyshja pas një viti zuri shtratin e nuk u ngrit më, gjersa në vjeshtën e parë, kur një brymë e lehtë spërkati peizazhin rural mosokovit, ajo nuk e ngriti më kokën nga shtrati për ta vështruar ëmbëlsisht atë dhe mbylli sytë përjetësisht.
Atë e veshën me të zeza dhe e mbanin për krahu disa të afërm të largët, duke i shprehur ngushëllimet. Ajo derdhte lotë të nxehtë, të cilët i derdheshin natyrshëm nga faqet, pasi tok me dhimbjen për humbjen e asaj plake të dashur përzihej dhimbja për shoqen e saj të ndjerë, Tashën.
Të shtatat e përcjelljes së gjyshes për në varreza, e thirri juristi i familjes dhe i lexoi testamentin. Ajo zotëronte të gjitha pronat e gjyshes së saj, qindra ha tokë, disa shtëpi e vila në Moskë, dhe një shumë të madhe parash keshë, me dhjetë shifra në një nga bankat më prestigjioze të Moskës. Të drejtat e përdorimit të kësaj prone i zotëronte një kujdestar i emëruar nga gjyshja, gjersa ajo të mbushte moshën 18 vjeç. (në fakt ajo në atë kohë sapo i kishte mbushur të njëzetat), por ajo tanimë nuk ishte Jehona por Sasha, që priste të mbushte moshën madhore për të gëzuar të drejtat e saj mbi pronën dhe pasuritë në të holla.
Një mbrëmje, teksa shëtiste me makinën e tipit të fundit të cilën e ngiste një shofer në dispozicion të saj, duke iu rënë cep më cep pronave të pamata, ajo pati një angushti nga brenda dhe iu lut shoferit të ndalonte.
Zbriti dhe nuk po i mbante dot lotët.
Çfarë ishin ato lotë? Lot dhimbje, malli apo lot gëzim për fatin që i kishte trokitur në derë?!
Të dyja së bashku.
Ajo ndieu një mallë të thellë, kapitës e molepsës për shoqen e saj të vdekur Sashën dhe në një të dhjetën e sekondës mendoi me një qetësi të thellë, se ndoshta këtë do të kishte dashur dhe ajo,mikja e zemrës së lënduar për të, ti zinte vendin e munguar në atë çiflik të pamasë, që kur të fëshfërinin grunjërat netëve, të bisedonte me të në vetminë e fshehtësirave të ëmbëla moskovite…
H..@..B..H.
“”””””””””””””
AJO ËNDRËR SI XIXELLONJË…
Si një meteor zbritur nga qielli,
pa asnjë ngurim m’u ule pranë…
Mos ish magji e ndonjë ylli?!
Ishe njeri a ishe zanë?!
Syri yt pishtar i ndezur,
përmbi supe flokët derdhur
e flladone shpirtin tonë
Dashuri qe lumturonë
Trup e zemër të drithëruar
u përkunda për një moment.
Si mund të isha i duruar
kur emocioni zjarr m’u ndez?!
Plak çapkën u bëra papritur,
buzët e mia tek buzët e tua
koha dhe hapësira në një ngjitur,
rinia jote më gjallëroi mua…
Gjoksi yt tek ulej ngrihej,
dallgëzonte zemra valë,
truri im filloi të ndizej,
i thosh zemrës mos u ndalë.
Në jetën time s’kisha bërë mëkate,
por ja qe më zuri ky taksirat,
mikja ime e ndezur flakë,
buza e saj pikonte mjaltë.
Ju mendoni se isha në ëndërr
por jo, gjithçka është e vërtetë…
Edhe pse mezi na mbajnë këmbët,
dashuria dallgëzon si një detë.
Ajo ëndërr si një xixëllonjë
për moshën time fiket e ndizet,
dashuria me shpirtin do jetojë,
ashtu si dielli që kurrë nuk fiket…