“””””””””””””””””””””
ME KË TA NGREMË DOLLINË SONTE ?!!!
Me kë ta ngremë sonte këtë dolli ?!
Se Bota nuk është unë ,ti ,ajo
Ku i kemi miqtë unë edhe ti
Ku janë sonte ata e ato ?!
Me kë ta ngremë sonte një dolli ?!
Ku janë njerëzit që unë i dua ?
Se Bota nuk është veç unë e ti
Sonte ,gjithë Bota më mungon mua !
Me kë ta ngremë sonte dollinë ?
Në tavolinën shtruar, veç unë e ti
Gotat me kë t’i cakërrimë ?
Apo me heshtjen e ne të dy !
Të dy bashkë sonte do e ngremë dollinë
E ta çojmë urimin në fund të Botës
Se do ta ruajmë dashurinë
Sa t’i bjerë Dielli , Tokës !
Dava Gjoka Lleshaj, Tiranë 25 Dhjetor 2020
“””””””””””””””””””””””””””
LUTJE PËR KRISHTLINDJE !
O i lumi Jezu’ Krisht
Po të lutem në ditën e lindjes tënde
Shëroje Botën ,Ti , shpirtërisht
Dëgjoma lutjen që m’del prej zemre
Të lutem në emër të gjithë njerëzimit
Me të krishterë e muslimanë
Na i shëro plagët e trishtimit
Se një zot kemi të tanë
O i lumi Jezu’ Krisht
Na e largo të keqen nga dera
Dhe thikën e ngulur në misht’
E lulet më t’bukura t’na i sjellë Pranvera
O i lumi Jezu’ Krisht
Na jep paqe e mirësi
Shëroje Botën shpirtërisht
E largoja njerëzit e këqinj
Sot ,në ditën e lindjes tënde
Po të lutem me gjithë shpirt
Shërona plagët e kësaj zemre
Unë, njeriu yt , të lutem e të falem në këtë ditë
Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 24 Dhjetor 2021