“”””””””””””””””””””
Kur momenti vjen
Ndonjëherë,
kur ndonjë derë hapet në sytë tanë,
Ne thjesht trëmbemi të çajmë përmes saj e pretendojmë ;
na duhet kohë te mendohemi edhe pse,
brenda vetes,
ndjejmë se e ekzagjerojmë.
Kështu që…
Në luftë me zemrën mendimi flet:
merre shtruar, jepi kohë, mos u nxito.
E gjithë historia ka të bëjë vetem me një pikë ,
apo periudhë të caktuar në kohë,
kur të vjen një shans,
që vetëm një herë të ndodh në jetë,
Periudhë perfekte e kohës..
apo momentin perfekt,
Ku koha nuk ka asnjë lidhje me të dhe kalendari nuk luan asnjë rol.
Ky është vetëm një moment…
e llogarit
e përmason,
e kap…
e përqafon,
Sepse nëse jo,
ai nga duart të rrëshqet.
Dhe ndoshta s’të kthehet më kurrë.
Asnjëherë !
Pra, mos mendo aspak se po nxiton.
Eshtë çështje kohe,
kjo është e vetmja e vërtetë,
Kalendari s’ka asnjë lidhje me të,
Ky është vetëm momenti,
Ai që kapet në kohë,
si edhe shkrepja e aparatit fotografik kap fotografinë,
kur fotografon,
Sepse nëse nuk e shkrep në momentin e duhur apo kohën që kërkon,
Ajo përfundimisht kornizës do t’i shpëtojë …
Dhe momenti zor të vijë sërish, apo
mund të mos vijë më as për njëqind vjet,
…apo edhe për njëmijë,
Por s’mund të jetojmë kaq gjatë,
kur jeta është kaq e shkurtër dhe e shpejtë,
Si një stuhi …
TaEna
21.12.21