Publikoj Gjin Musa
“E kuptoni tani miq, kush bilbilos çdo mbrëmje nëpër TV? Heronj të gënjeshtrave, me njërën palë politike apo tjetrën, në kurriz të interesit publik”
Pagat e disa personave që punojnë në media, të dala pas skandalit të rrjedhjes së të dhënave personale kanë shkaktuar tronditje dhe habi në opinionin publik.
Moderatorë apo analistë marrin pagesa që shkojnë nga 10, 20 apo 30 milionë e më shumë në muaj.
“Mos u përpiqni të fshiheni ju pasunorët që keni helmuar ndërgjegjen e njerëzve” – shkruan në një postim në rrjetin social Facebook Përparim Kabo, i cili shton se ajo liste pagash qe qarkullon on line po i heq masken sistemit te ngritur tash 30 vite por në veçanti keta 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjeten, – shprehet ai.
Megjithëse profesor Kabo ka shënuar poshtë postimit se nuk lejohet asnje portal apo media ta marë tekstin pa lejen e tij, ai është shpërndarë nga shumë gazetarë që gjejnë tek ky tekst veten.
Më poshtë, pjesë nga postimi:
“Ju pasunorët tane pse keni frike nga historia juaj, pagat qe ju merrni jane pjese e saj. Ato nuk mund te fshihen sa kohe qe ju keni disa lloj veturash, keni shtepi në qytet, keni vila në fshat, keni edhe në bregdet. Ju me djersën e ballit i keni bere ato sepse merni paga te larta, apo jo?!
Po çfare keni bere ju more mediatare qe te paguheni në vit sa presidenti i SHBA-ve? Asgje, ju vetem keni kapur llogoren per te mbrojtur njeren pale politike, kunder pales tjeter, e gjithe kjo sjellje vetem me baze interesi , duke perfituar makuterisht në kurriz te interesit publik…
Ju e keni shperdoruar publikun dy here, heren e pare si pasunorë perball varferisë ekonomike të popullit, dhe heren e dyte si sherbetorë te parasë galopante dhe jo interesit publik të shoqerise. Pra jeni edhe ju pushteti i parase asgje me shume…
E kuptoni tani miq pse bilbilosin çdo mbremje neper studio televizive keta me paga disa milioneshe, pse hedhin helm dhe llum balte dhe zift?! Ja perse, sepse pasi e shiten shpirtin e oponencës publike, ata si operatorë të tregut u majmën dhe sot qe dolën se sa paguhen po bërtasin, na eshte shkelur e drejta…
Po mire more mediatarë kur vidhet pasuria kombetare, prona publike apo pronat e pronarëve te ligjshëm, ju perse nuk flisni? Nuk flisni sepse nga ato pasuri dhe para trashen llogaritë tuaja qe mbremë ua mori vesh e gjithe shoqeria…
Paraja nuk e blen dot pavdekësinë…! Por paratë tuaja ju lanë tashmë edhe pa të verteten. Mbetët heronj të genjeshtrave. Tani shkoni në gjykata qe te gjeni shkaktarin qe iu zhveshi në sytë e opinionit publik”.