9.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Gjelina Xhika

POEZIA IME

Poezia ime është delikate,
si shelgjet qe dridhen, mbi siperfaqen e ujit..
Si era që rrëzon lehtë ,gjethet e vjeshtës,
Si flladi që shëtit,krahëve të pemëve,
SI avulli në xhamin e dritares,
Që del furishëm,
Qe pret dikë të vijë,
Si pulitja e syve ,të mbyllur..
Kur nëpër to kalon, ndonjë ëndërr e bukur,
Poezia ime, është me aromën e ftonjëve ,
Qe fuste Nëna, në arkat e rrobave,
Është si aroma e luleve,
Blirët që zgasin kokën, drejt rrugës,
Për të qënë me pranë; njerëzve.
Poezia ime,ka ndriçimin e guackave të bregdetit,
Kur mbi të bie dielli, ka ngjyrat e varkave të vogla,
Ka dritën e fenerëve të njerëzve, që ecin vetmitar nëpër natë.
Poezia ime është dashuria,
dhimbja, brenga,
Dhe krenaria ime për ty.

Gjelina Xhika

“”””””””””””””””

Krishtelindjet
Mbreme na lindi shpetimtari,
Ndeze qiriun ne altar,
Nga qielli binin ,pluhur yjesh,
Sa e magjikshme,
Edhe vete hena buzeqeshte,
Nje ofshame ndjen shpirti..
Te gjithe kerkojne faljen,
Ne kishen e shenjte,
Kendojne Aleluia,
Erdhi Mesia,
Mesnata kishte kaluar,
Djalli kerkonte te posedionte besimtarin,
Por besimi me kryqin ne duar nuk m’poshtej,
Ai eshte Mesia,
Shpetimtari i botes,
Miresia paqja dashuria sublime,
Te perulem Zoti im,
Une jam nje krijese e jotja,
Tek ty shohe driten e bardhe,
Parajsa ime e pafunde.
Aleluia!

Gjelina Xhika

“”””””””””””

Sot ti Nënë ke ditëlindjen,
zëri m’ka ngrirë,kur ti më le,
fëmijët tuaj,bashkë me Babain,
sytë nga qielli, po ti s’na shehë.
Kjo datë e shenjtë, kurrë nuk harrohet,
një ëngjëll lindi ishte ti,
pa ty jeta është e hidhur,
Falje vetëm dashuri.
Atje lartë nuk je vetëm,
Bab Nënë motrat pran,
sytë e mi derdhin lot,
ti në prehrë ke, dhe vëllan.
Dhurat për ty jan puthjet tona,
Nëna jon ti jeton,
sot me ëngjëjtë je rrethuar,
vjen në ënderra na ledhaton!
Gëzuar Nënë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.