10.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Florenca Rada

Mund të jetë një imazh i 1 person, syze dhe ambiente të brendshme

ATMOSFERA E FESTAVE TE FUND VITIT

Kudo ndihet atmosfera e festave te fundvitit.
Ne mengjezin e sotem heshtja ka pllakosur. Rruget jane boshatisur. Rralle tek tuk shifet nonje makine te kaloje. Kalimtare te paket qe nuk kane ku te shkojne. Qetesi dhe vetem qetesi. Kjo qetesi sikur te thote, rrini akoma, clodhuni ne prehrin e gjumit festiv.
Kjo atmosfere ndihet ne te gjithe boten, si per krishtlindjen dhe per Vitin e Ri. Kudo shikohet nje zbukurim i vecante te qyteteve ne bote. Drita shumengjyrshe, bredhat te zbukuruar, te lene pa mend.
Njerzit te gezuar neper rruget me femijet e tyre per dore, mbushin duqanet plot per ti blere dhurata.
Shtepiat apo pallatet, ballkonet, ndrisin nga dritat shume ngjyreshe, qe femijet i kane zbukuruar bashke me motrat apo me nonje vella me te ritur. Kurse pemen e vitit te Ri e kane zbukuruar dhe vendosur brenda diku aty afer oxhakut apo ballkonit, duke pritur babagjyshin te futet brenda dhe ti sjelle dhuraten e gjithe vitit.
Edhe Glersoni nipi im me pa durim po pret ate nate qe te shohe babagjyshin duke hypur nga ballkoni ti sjelli dhuraten dhe ka shume deshire ta njohi.
Babagjyshi i Glersonit nuk mund te hidhet nga oxhaku se ne nuk kemi oxhak.
Sa te gezuar dhe te pa fajshem qe jane femijet.
Ne kte moment me shkoi mendja dhe ne vendin tim te lindjes, ne Shqipri.
Atje tani kane plas bakllavate dhe gjelat e detit. Pilavi, qofte, kernacka Korce, turshira, sallatna te ndryshme, fruta dhe cfar te do zemra. Gjithe miqesia me demostron sidomos bakllavate, nje embelsire tradizionale shekullore.
Duke kujtuar gjithe keto, me erdhi ne mendje dhe koha jone, e dikurshme.
Me knaqesi e prisnim kte feste, por nje cike si me te vuajtur. Per te pregatitur gjith kete banket, na u deshte te rinim shume dit prepara neper rradha.
Na duheshin veze, gjalpe, fruta, molle, arra, kafe e plot te tjera. Zgjohedhim qe me 5 te mengjezit dhe drejt prepara dyqanit. Rradhe e madhe vetem me gra. Sa u hapte dyqani, u versulshim perpara si skifteri qe don gjah. Ku diku atje me tej njeres i kishin shkelur pandoflen nga ato prej llastiku dhe te gjithe rane siper saj, sikur te losnin kala dibrance. O Zot ulerima dhe te qeshura nga halli.
Shyqyr qe ishim vetem femna se pastaj…. Nami do behej. Kerciste grushti. Hahaha !Aman se te vjen dhe per te qeshur, por kur nuk qan dot, c’te besh, do qeshesh.
Eeeeh ajo kohe, cdo gje me racion. Po edhe qepe nuk kishte. Lere se per kto qepet desh e kam henger mire un…. Po nuk dua te flas tani.
Po mire them. Lecka me la skishim, me pastru xhamat s’kishim, me gazeta. Po shyqyr gazeta zeri i popullit sa te duash kishim. Tere populli ishte i abonuar. Eeee gazeta gazeta, por sa mire i pastronte xhamat, se.
Po ama nikoqire jane grate shqiptare me uje e sapun, driste cdo gje.
Po c’te flas me pare per atehere. E leme ketu. Por shyqyr nuk e dime se ke te falenderojme, por ndroi sistemi i gazetave.
Na erdhi e ashtuquajtura, demokraci. Mire jo keq, por 30 vjet jane pak per te na rregulluar, si thoni ju?
Kush desh lecke dhe kove per te lare, iku fluturoi, neper bote shkoi.
Si zogj shtegetare,
fluturuan si mergimtare.
Kush u rregullua dhe kush jo, ne vendin e tyre sduan te kthehen me.
30 vjet demokraci jane shume pak per te rregulluar popullin qe eshte ne varferi.
Si mund te rregullohesh ne Shqipri, kur nje deputet merr 1nje milion dhe ti mer 100 000 mije.
Sa i bie? 1me 2 apo….
Keshtu thoshin dhe dikur.
Te na rroje krahu i punes dhe shendet Zotit i lutemi!
I urojme te pareve tane,
doren ne zemer qe ta vene. Pak me shume te punojne,
Pak per popullin, te sakrifikojne.
FL. Rada (Kapo-Kolami)
27 /12 /2019.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.