15.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Luan Sheshi

SYRI I REVE Ç’MË ÇUDITI…Mund të jetë një imazh i re dhe natyra

Syri i reve ç’më çuditi,
tek nga larg më vështroi,
lart qerpikët kur i ngriti,
mbledh stuhisë shtegëtoi…
Shtegëtoi në kut të tij,
paadresë vorbullës ngelur,
lot të shiut derdhur përbrinj,
shtrat mëzishë kudo shkelur…
Kudo shkelur an e mbanë,
terresh mugëtave bebëzuar,
horizontesh e ngrenë kalanë,
shpinë dallgësh shkon lotuar…
Syri i reve ç’më çuditi,
tek më kqyri Dimrit plak,
lart qerpikët kur i ngriti,
mbytur muzgut ç’u përflak…

Luan Sheshi: 3 janar 2022…

“””””””””””””””””””””

NJË FLETË MË PAK…
Eh,ç’më filloi avaz i vjetër,
laps dhe bojë prap mbi letër…
Laps dhe bojë shkoj harruar,
copëza jete pafund shkruar…
Pafund shkruar…pa përtesë,
pirë mëngjesesh një gotë vesë…
Një gotë vesë seç ç’më gënjeu,
strofa-strofën…ç’ma rrëmbeu…
Ç’ma rrëmbeu fletësh derdhur,
mbytur valësh Vjeshta zverdhur…
Vjeshta zverdhur…mbetur larg,
zbathur kreshta,hesht një varg…
Hesht një varg dhe nuk bën zë,
gishtash mbledhur vrragën lë…
Vrragën lë…një fletë më pak,
shtigjesh rendur…s’fle Dimri plak…

Luan Sheshi: 2 janar 2022…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.