SHKËNDIJEZA DRITE TË NJË ATDHETARI
Rrezet e diellit kishin filluar të binin mbi shtëpin e Demaçve në Prishtinë, ishin rrezet e florinjta, rrezja e dritës kishte filluar të depërtonte në dhomën përdhese, ku pritej të degjohej zëri i një foshnje. Ku pas disa çastesh do të vinte në jetën tokësore si meteor e shkëlqim. Dhe s’kishte vonuar shumë e ishte dëgjuar zëri i butë i të qarit i një foshnje, që kishte dhënë shenja se trupi i tij i njomë për të parën herë po takohej me dritën e jetës.
-Djalë qenka!- kishte thënë gruaja, që e kishte rolin e mamisë.
-Qoftë me jetë të gjatë!-kishte shtuar gruaja më e moshuar që ishte ballë vatre, duke u lëkundur nga vendi sipas traditës.
-Qoftë me dritë e më diell!- kishte thënë një tjetër.
E foshnja i porsalindur i kishte çelur sytë dhe i kishte vështruar herë grate e tubuara, herë dhomën rreth e përqark, duke e dridhur buzën si në të qeshur e si në të qarë.
-Qenka si dielli,-kishte thënë gruaja në rolin e mamisë.
-E gëzoftë emrin A-D-E-M!- kishte thënë gjyshja dhe gruaja ulur pranë oxhakut.Ai kishte lëshuar shtat dalëngadalë. Ai ishte i interesuar për shumëçka në jetë. Imagjinata e tij e zhvilluar prej fëmije i habiste të gjithë.E kishte kryer shkollimin. Por një zë i brendshëm e kishte çuar peshë e s’i kishte lënë kund vend:
“- Ti duhesh të kryesh vetëm punë të devotshme…Për ty ka nevojë atdheu i ytë dhe populli…’’- e kishte cytur parreshtur ai zë.’’ Po po –kishte shtuar shpesh më vete-unë duhet dhe do të bëjë diçka të vogël, por me zemër të madhe…’’
Pas një rruge të gjatë me shokë e të mundimshme, e vendosin prapa grilave gati tri dekada. Popullit i kishte munguar vit pas viti e dekadë pas dekade…
Ai vinte nga një popull i vogël po me zemër e shpirt të madh.
Ai hyri modest në derën e madhe të Parlamentit Evropian për ta marrë Çmimin SAHAROV. Ai me atë rast, e nderonte edhe kombin e edhe popullin, nga gjiri i të cilit kishte dalë…
Zemra e bacës A-D-E-M ishte më e madhe se Alpet Shqiptare, pusho i qetë bacë A-D-E-M D-E-M-A-Ç-I, dritë të paste SH-P-I-R-T-I…