25.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Bukurie Buçpapaj

SHI MALLI PËR TY…

Një shi fjalësh tê dërgova ty,
Rrjeshtat e kësaj vjershe,
S’ mi pranuan, nuk deshën, se di,
Ndoshta iu duk si ditê vjeshte.
Që jo rrallë herë merr ngjyrë gri.
Mora një shi me rrëke lotësh,
I dërgova për ty, si një kujtim.
Më ke lënë nē kaos dy botësh,
Ku asnjera nuk ka më kuptim.
Një stuhi zemre, si melodi,
Në tingullin jetë këngë rimova,
Si simfoni enkas veç për ty,
Dramën e jetës, në të kompozova.
Një shi, oh një shi me mallë,
Shtriqur qënies time si stuhi,
Të shoh në ëndërra sa rrallë,
Gjakgulçuar me venën: Dashuri!
Aty do jesh, pra, në deje të mia,
Si tela kitare, që bien vetëm pêr ty.
Një shi malli, sonte u bë çudia,
Vargjet zbritën vetë në poezi.

Autore

Bukurie Buçpapaj

4.1. 2022.

“””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, pemë dhe bazen uji

Dashuruar në ty…
Përpara teje zbehet vargu,
Hëna e humbet shkëlqimin,
Yjet e natës i ka zënë meraku,
Hyjneshë, e zbritur me agimin.
Me gjithë universin krahasuar,
Muzë ardhur në penel piktori,
Nota pentagrami kompozuar,
Shkëlqim vezullues si meteori.
Gjëagjëzë brenda shpirtit vashëz,
Dilemë, ardhur në shumë pyetje,
Mendohu, pra, ti lozonjare, pakëz,
Buzëqeshja jote, a ka pikënisje?
Për dikën je bota, qielli, deti, jeta
Lule bukura çelur në saksi zemre,
Dashuruar n’ty, ç’është e vërteta.
Perëndeshë ;mirëse mē erdhe !!

AUTORE

Bukurie Buçpapaj

3.1.2022.

“”””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

1,Janari 2022…
Dita e parë sot në kalendar,
Mirse se na erdhe Viti i Ri
Qofsh i mbarë për çdo Shqipëtarë,
Na sill shëndet paqe ,dashuri , lumturi.
Ti pason një vit të tërë plot 365 – ditë,
Do lindin mengjeset plot me shpresë,
Jetojmë me besim kur vjen një vitë,
Se shpresa thonë e fundit vdesë.
Bindim veten bëhet më mirë
se di ,
Ndërkohë ikin ditët , muajt dhe vitet.
Mbushur bota , poshtërsi e djallëzi,
Ëndërra jonë sa larg shumë larg duket.
Droga , Corona , vrasje , çmënduri,
Ajri jetës është ndotur realisht sakaq,
Asnjëherë nuk ndergjegjësohet i ziu njeri,
Duan paranë famën ,interesin veç kaq.
Marr dëshirën e pastër të një fëmije,
Shpirtin e tyre të dlirë e vura në letër,
Drejtuar vetes e gjithë kësaj Shqiptarije,
Të bëjmë mirë nuk duam asgjë tjetër.
Askush nuk jetoi përgjithmonë këtu,
Në këtë botë të rrejshme e kaq të vjetër,

Autore :

Bukurie Bucpapaj

1.1.2022.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.