“”””””””””””””””
1,Janari 2022…
Dita e parë sot në kalendar,
Mirse se na erdhe Viti i Ri
Qofsh i mbarë për çdo Shqipëtarë,
Na sill shëndet paqe ,dashuri , lumturi.
Ti pason një vit të tërë plot 365 – ditë,
Do lindin mengjeset plot me shpresë,
Jetojmë me besim kur vjen një vitë,
Se shpresa thonë e fundit vdesë.
Bindim veten bëhet më mirë
se di ,
Ndërkohë ikin ditët , muajt dhe vitet.
Mbushur bota , poshtërsi e djallëzi,
Ëndërra jonë sa larg shumë larg duket.
Droga , Corona , vrasje , çmënduri,
Ajri jetës është ndotur realisht sakaq,
Asnjëherë nuk ndergjegjësohet i ziu njeri,
Duan paranë famën ,interesin veç kaq.
Marr dëshirën e pastër të një fëmije,
Shpirtin e tyre të dlirë e vura në letër,
Drejtuar vetes e gjithë kësaj Shqiptarije,
Të bëjmë mirë nuk duam asgjë tjetër.
Askush nuk jetoi përgjithmonë këtu,
Në këtë botë të rrejshme e kaq të vjetër,