15.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Çano Nora

GËZUAR!Mund të jetë një imazh i 3 persona, mjekër, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Me pesë mijë shokë komunikoj këtë natë,

Sonte që miqësisht ndrrohen vitet.

Gëzuar!Sonte ky urim do vazhdojë gjatë,

Dhe asnjeri prej tij,s’do lodhet,s’do mërzitet.

“””””””””””””””””””

Si e pret Vitin e Ri:
NJË MJEK
Do vish më parë tek unë sivjet,
Edhe pse s’kemi kohë të rrimë.
Do më gjesh poshtë në urgjencë,
Tek ndonjë që s’merr mirë frymë.
NJË POLIC RRUGOR
Mua do më gjesh diku,
Nëpër rrugë,nëpër segmente.
Sepse duam këtë natë,
Të mos kemi aksidente.
NJË MAMI
Si shumë vite që kanë shkuar,
Edhe ty të pres sivjet.
Pranë një nëne të gëzuar,
Që sjell një bebe në jetë.
NJË DETAR

Ardhja tënde zhurmëplote,

Me hare,gëzim e bujë.

Me ty do takohemi sonte,

Në një lundrim përmbi ujë.

“”””””””””””””””””

NJË QIRI….
Një qiri të kisha,
i tha miku – mikut.
Sa herë s’kemi drita,
Tja ndez elektrikut.

Më erdhi në mëndje,

Në mesin e ditës.

Që t’ja ndez me ëndje,

Dhe një politikës.

“””””””””””””””””””

Fabul: SHOSHA DHE SITA
Tha një shoshë unë shoshit,
Orë për orë e ditë për ditë.
Doemos të gjitha s’thuhen,
Por bëj mirë punët që duhen.

Tha sita:- Shoshë,o xhan!

Dhe pse jam e vrarë prej moshës.

Kur më pyesin se ç’punë kam,

Them:- Korigjoj punët e shoshës.

“”””””””””””””””””””

Epigrame për Vitin e Ri:
NJË SHKRIMTARI
U njohe në vitet që ikën,
Si njeri që shumë premtoje.
Po asnjëherë se gjete ditën,
Që një libër të botoje.
NJË INDIFERENT
Thonë se do vish gjithë ritëm,
Por s’dal kureshtjen të shuaj.
Ç’të nxitoj,ti nuk më ikën,
Këtu je dymbëdhjetë muaj.
NJË BUROKRAT
Vit i Ri,o more mik!
Ardhsh i qeshur,ardhsh i mirë!
Në s’u takuam,mos ik!
Eja të të pres në zyrë.
NJË SERVILI

Erdhi Viti i Ri ngadalë,

Para teje ndënji,qeshi.

Por ti si the asnjë fjalë,

Se doje leje nga shefi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.