18.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Prill 2026

Dr.Nijazi Halili The New York Academy of Sciences

I ftuar në Samiti e Parisit, për Klimën me 2015!

Me shkas në vitin 2015 isha i ftuar në Samitin e Parisit, 2015 por për shkaqe procedurale lidhur me marrjen e vizave nuk më realizua ky takim që do më mbetet merak në jetë. Takim ishte me karakter shkencor, katër ditor. Të gjitha shpenzimet ishin të akomoduara. Në ketë samit pikë reference ishte rreth ndryshimeve bashkëkohore klimatike përfshirë si ngrohjen globale të shkaktuar nga njerëzit, ashtu edhe ndikimet e saj në modelet e strukturës së Tokë. Ishte diskutuar se kishte pasur periudha të mëparshme të ndryshimeve klimatike, por ndryshimet aktuale ishin më të shpejta se çdo periudhë e njohur në historinë e Tokës. Shkaku kryesor ishte emetimi i gazeve serrë, kryesisht dyoksidi i karbonit dhe metani. Djegia e lëndëve djegëse fosile për përdorim të energjisë krijon shumicën e këtyre emetimeve. Bujqësia, prodhimi i çelikut, prodhimi i çimentos dhe humbja e pyjeve janë burime shtesë. Rritja e temperaturës ndikohet gjithashtu nga reagimet e klimës si humbja e mbulesës së dëborës që reflekton rrezet e diellit dhe lirimi i dyoksidit të karbonit nga pyjet e goditura nga thatësira. Së bashku, këto përforcojnë ngrohjen globale. Sipas arritjes së Marrëveshjes së Parisit 2015 për klimën, të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord njëzërit të vazhdohet me kufizimet e ngrohjes “nën 2 °C” përmes përpjekjeve zbutëse. Megjithatë, sipas parashikimeve të bëra ngrohja globale do të arrinte deri rreth 2,7 °C deri në fund të shekullit. Kufizimi i ngrohjes në 1,5 °C do të kërkonte përgjysmimin e emetimeve deri në vitin 2030 dhe arritjen e emetimeve neto zero që do të jenë të afatizuara deri në vitin 2050. Autoti është anëtar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut në SHBA!. Dr.Nijazi Halili The New York Academy of Sciences

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.