Me poeten”Ildije Xhemali”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Faleminderit FAMILJARË te MI!
Krijimtaria ime, pasojë e mundësive të lejuara nga JU!
15 libra: poezi, prozë, për të rritur e fëmi.
Në pritje të botimeve:
14- Kopaneci ( Lulaku) poezi.
15- “GURËT e KURORËS”
Përmbledhje me tregime.
“NINULLA” e VARRIT
të BARDHË
Ndalu këtu TI, o njeri,
Ndalu tek ky varr i bardhë!
Këtu prehet një grua
Dëgjoje ninullën e rrallë!
“Jeta, egërsisht m’u pre në mes
Se theva ligjin antinjerëzor.
Si kancer sillej midis nesh,
Frymarrje mirrja me zor!
Ç’ngjyrë kishte fytyra ime?
Në se vërtet do ta dish,
Spektrin e ngjyrave n’maj,
Bukuria shumzuar 10 fish.
Vendlindja:në planetin Tokë.
I përkas UNË çdo etnie.
Çnjerëzoren luftova fort
Luaneshë, me vetëdije.
Je thjesht mashkull pa mua.
Je bir, mbret, e nënës, zemra.
Bashkudhëtar, sup më sup kur të dua.
Perandor, kur të do femra!
Me Femrën, jo përbindësh.
Gjaku i saj sa i shenjt’!
Se jetën lind e rilind
Nderoje, jetën mos ia merr!”
DUKE PARË NJË MINI TEATËR.
(Sa pak punojmë si shoqëri për t’i edukuar, argëruar si e sa duhet fëmijtë tanë!)
-Zbukurohu pak nana, krehu, vërë pak buzkuq, merr një çantë të vogël dhe kur të të them unë: “Eja”, hap derën dhe dil në verandë ku po lozim ne.
Isha shtirë se isha ca e lodhur edhe plot mbresa nga përurimi i krijimtarisë time në bibliotekën e qytetit.
Mbylli derën e dhomës tonë dhe u largua “regjizorja” e shfaqjes.
Me plot seriozitet , u ngrita, u vesha, bëra tualet të lehtë, një çantë në krahun e përthyer dhe veshët pipëz për të dëgjuar e zbatuar urdhërin: “Të presim!”
Dhe shfaqia filloi.
Gjithë pompozitet kalova sallonin, vazhdova me trokitje në derën e dytë të mbyllur lajmërova mbrritjen time.
Dera u hap kanat, një rrugicë që zëvëndësonte tapetin e kuq, petale trëndafilash që më tregonin vendin ku të ulesha, një kurorë e sajuar m’u vendos në kokë, një tufë lule në dorë dhe me tepër madhështi, me trup pak të përkulur, kokë të mënjanuar, dorë të shtrirë përpara nga njëra mbesë dhe nga tjetra duke hequr karrigen ku të ulesha. Me tepër kujdes duke iu përgjigjur rastit solemn, u ula në vendin e nderit!
Atë ditë, ky përurim nga mbesat dhe nipat e mi, ishte përurimi shpirtëror i krijimtarisë time që më vuri dhe shumë në mendime.
Ju faleminderit juve, Rrënjë dhe Lulet e shpirtit të ardhmërisë sonë!KRIJIMTARIA E SHKRIMTARES ILDIJE XHEMALI
KRËHËRI dhe PASQYRA
Një krëhër dhe një pasqyrë
Relike, m’falin mall e dashuri
S’janë të Bukuroshes së Dheut
Janë dhuratë, dhënë me dlirësi.
Ishe, s’ishe vjeç dymbëdhjetë
Sa mungesa n’dëshirat e tua!
Kursimeve modeste u dhe vlerë.
Falur gjithë lumturinë, mua.
Për nënën, i madhi vlerësim.
Shkelur egon që në fëmijëri.
Dekada Ti, të njeriut n’ shërbim.
Prindërve: qetësi e njerëzi.
MIQËVE POET
Me ju miqtë e mi poet
Do të jem ca e rreptë.
Ju shoh n’takime, bankete
T’relaksuar e plot lezete !
Më kujtuat t’madhin Andon
Kënduar bukur “Fshatit tonë.”
Gotën përpjekur me shoqi- shoqnë.
Në brinj’ shoqe jetës mungon.
Çmimi i marrë, ç’vlerë ka?
Kur drit’n e jetës s’ke n’krah?!
Si zotni kush të nisi?
Buzagaz, me dashuri kush të priti?
Këmisha, m’e bardh’ se bora.
Xhepin, mbushur sa i pat dora.
(Poetët dihet ç’pasuri kanë.)
– Mos ul kokën dhe pse miqtë tanë.
M’I PLAGOSNI NDJENJAT
Disa shtypshkronjave
Dërgoj tek ju të shpirtit, filiza
që e nesërmja t’i gjej në jetë.
Emri im përsipër pa aureolë
-Prit,s’je e vetme,para teje disa.
S’ke tituj, vend t’parë n’konkurs.
Je pensioniste, s’je as VIP.
Të të shtypin 100 copë?
“S’kam makinë, lëviz me autobuz.”
Prit m’thoni, a mund të pres?!
Jetën, shëndetin e kam në dorë?
Për mua dhe një ditë është vonë.
Me të njëjtin vlerë, TË MIJTË lek.
“URIMI YT”
(Cmirëzinjëve)
Ndava një gëzim me ty
Prisja një fjalë të ngrohtë.
Më shmange të tutë sy.
Kur i kujtoj më vjen ndot.
Heshte, mblodhe vrerin e zi
Me ironi m’rivrave fjalën.
Përgjigjia jote:”Ku synon ti?!”
Zakon yt, rihape plagën.
Të gjithë, matur me metrin tënd
I /e vetmbuluari/a me madhështi
Gjithçka e jotja “zë vend”
Humbëtirë, për mend, mjer ti!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.