Nënë Tereza
Si një gonxhe e bukur e sapo çelur
jeta e saj filloi të lulëzojë petalet ndaluan në rrugën drejt humanizmit dhe jeta për të gjithçka do të ndryshojë midis mijra njerëzve që vuanin.
Zemra e saj njerëzore
për ta do të përkushtohej
duke flakur tej varfërinë e tyre
shpirti i saj një botë
të pasur shpirtërore do të dhuronte.
Kjo nënë kaq e madhe,
e dashur dhe njerëzore
do të mbetet e paharruar për çdo njeri
në zemrat e të gjithë njerëzve
që e donin
vepra e saj do të përkujtohet me shumë dashuri.
Zotit
Zot, është fjala më e bukur, më e shenjtë që buron nga mendja jonë me dritë dhe me gëzim shpirtërat tanë i pasuron.
Në çastet më të vështira kur ndjejmë dhimbjet që na pushtojnë, Zoti me forcën e Tij Madhështore plagët tona i shëron.
Të gjitha mrekullitë e kësaj bote,
Zoti i plotfuqishëm i krijoi askush tjetër përveç Tij s’ka mundur dot të konkurojë.
Kushtuar humanizmit
Të jesh human është një detyrc shpirtërore e njerëzore,
të dhurosh humanizëm është një nga cilësitë më të bukura hyjnore.
Të jesh human do të thotë të duash çdo njeri që ka nevojë për ty.
Të jesh human do të thotë të sakrifikosh pa kushte duke falur ngrohtësi.
Është humanizëm nëse qëndron pranë njeriut të braktisur duke shpërndar dashuri.
Është hyjnore telcsa ndihmon çdo njeri që ndjen dhimbje, teksa ëndërrojnë qetësi shpirtërore çdo çast, çdo ditë që do të vijë.
Fëmijëve
Në sytë e fëmijëve lot dhimbje
kurrë mos të ketë. Buzëqeshje fytyrat e tyre
të ndriçojnë përjetë. Shpirti i tyre i pastër si kristal rreze mirësie anë e mbanë shpërndan. Zemrat e tyre kurrë mos i lëndoni ngrohtësi pa fund tek ata dhuroni.
Mikes sime
Kam njohur një mike disa vite më parr Malli për të shumë më ka marë,
Çastet e atyre viteve gjithmonë i kujtoj Portretin e saj të veçantë Tek unë e krijojë.
Megjithëse tashmë ajo është larguar Çastet e atyre viteve
s’kam për t’i harruar. E dashur ka mbetur gjithmonë E sërish një ditë kam për t a takuar.
Lumturisë
Në një botë të pasur shumëngjyrshe në të cilën jeton çdo njeri, por lumturia është ajo që na mbush me gaz e me kënaqësi.
Ndihem e lumtur nëse zemrat tona gëzimin përjetojnë, lumturia pjesa e ndritshme e jetës shpirtrat tanë i pasuron.
Pasuria e shpirtit
Trokita në dyert e kësaj jete si të gjillië njerëzit e tjerë, me ëndrra dhe dëshira të pafundme që më shoqëronin pas në çdo çast.
Fillova të ndjej praninë e një bote shumë ngjyrëshe, të përfytyroja gjithçka qc ndodhte çdo ditë: mësuesit, njerëzit më humanë të kësaj bote, që kanë përhapur tek unë burimin e shenjtë të fjalës dritë.
Dhe këtë dritë të shenjtë, që është dituria, e ndjej në tërë qenien time që ka përshkuar. Në të gjitha çastet e kësaj jete do ta kem pranë atë gjithmonë.
Jetojmë si ju
E ndjej se në çdo ditë që ka kaluar Ngjyrat e së bukurës
te ne janë shpërndarë,
Kjo jetë i përket të gjithëve Dhe ne jemi pjesë e saj.
Për çdo njeri jeta është e shenjtë Ndaj çdo çast të saj si ju e jetojmë, Mbresat më të bukura që kemi fituar Do të mbeten të paharruara
në kujtesën tonë.
Atdheu
Të parën fjalë lcam shqiptuar në këtë tokë të shtrenjtë kujtime të paharruara bukur i kam kaluar tek ti, Atdhe. Bukuritë e Atdheut tim gjithmonë do t’i dua.
Atdheu, vendlindja ime e dashur do të mbetet për mua gjithmonë.
Ashtu si ti
Nëse hidhërimi ka prekur zemrën tënde, vuaj dhe unë bashkë me ty.
Nëse gëzimi troket në shpirtin tënd, si valët e detit përhapet
tek unë me shpejtësi.
Vetëm Zoti
Zoti është krijuesi i gjithçkaje që ekziston në këtë jetë, është transmetuesi i së vërtetës që na çon në rrugën e tij të drejtë.
Dhe kur dallgët e trishtuara të jetës mbi shpirtrat tanë vërshojnë të veprojnë, vetëm forca hyjnore e Zotit me mrekullitë e Tij të pashtershme arrijnë të na lumturojnë.
Mësuesve
Në bankat e shkollës sime të dashur kujtime të paharruara kalova, vlerat më të ndritshme të diturisë, nga mësuesit e mrekullueshëm i mora. Si prindërit e mi të dytë ata kanë mbetur për mua, ndonse nga ajo shkollë u largova unë lcurë s’lcam për t’i harruar.
Unë dhe poezia
Fillova të krijoj poezi që në vitin 2000. Poezia erdhi brenda meje si një dhuratë c vcçantë e Zotit, e cila do të më pasuronle shpirtin dhe do të më bënte të ndihesha mirë.
Vargjet e para ishin për nënën.
Që kur fillova të krijoj poezi m’u duk vetja sikur hyra në një botë të bukur, të veçantë e të mrekullueshme, nga e cila s’do të dilja dot kurrë.
Dhe kështu ndodhi.
Pasi përfundova krijimin ndjeja gëzim dhe qetësi në shpirt, pasi do të kisha mundësi t’i shprehja nënës dhe miqve të mi poezinë e parë, atë që unë ndjeja në të vërtetë. Vargjet, të cilat buruan nga shpirti im dhe që do të vijojnë udhën e mëtejshme të poezisë në të ardhmen.
Nga dita në ditë ajo po bëhej pjesë e pandarë e jetës sime, po bëhej si një shoqëruese e këndshme në aktivitetet ku lcam marrë pjesë.
Unë dhe poezia ime, të zëna dorë për dore, udhëtuam në disa qytete dhe teatro si në teatrin “Skampa” në Elbasan, në Tiranë në kongresin e dytë të të verbërve, në Gramësh dhe në Berat.
Unë, me poezitë e mia, shpalosa realitetin e brendshëm që ndjeja në shpirtin tim dhe dëshiroja t’u falja ngjyrat e botës sime, por mbi të gjitha të falja kënaqësi.
Vlerësimet dhe fjalët e sinqerta të miqve, por dhe të njerëzve të panjohur si dhe të duartrokitjeve të ngrohta, më lcanë bërë të ndihem mirë dhe më kanë dhënë kënaqësi dhe besim në vetvete.