15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Bona Mulaj Lluka

Pashë plaçka ngarkuar,fytyra përlotur…

i përcolla

Pashë miq që largohen,me kokën kthyer pas

dot s’fola.

Pashë shoqe,velëbardha,me kujë linin shtëpinë

më munguan.

Pashë vdekjen të marrë,ata që bashkë u rritëm

më pikëlluan.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe harta

Pashë nënën të qaj nga malli për birin
ktheva kokën
Pashë si njeriu i mirë nderonte të ligun
nëma botën
Pashë foshnja të rriten pa dashurinë e prindit,
mallkova fatin.
Pashë se si cdo ditë i humbte respekti
birit për atin.
Pashë shtëpi braktisur në mëshire të fatit
ndjeva dhimbje
Pashë lulet qe çelën,e s’kishte kush ti shihte,
mbetën jetime.
Pashë pleq zemërvrarë në cep të oxhakut
më qau zemra
Pashë borën që binte e shkrinte
pa shkel këmba
Pashë sofrën mbështetur në qoshe të odës
kohë pa shtruar
Pashë njerëz,që dikur bashkë u rritem
m’kishin harruar
Pashë zotërinj krekosur,kollare lëshuar
-Tjeta zotëri
Tundën kokën,barkmëdhenjtë e dhjamosur
uff ç’neveri
Pashë qytetin tim tek braktisej frikshëm
çdo ditë
Pashë rrugët pa shokët e fëmijërisë
mu erren sytë
Ika heshtur,si kusare që mbart
kujtime
Nuk pashë më,,s’ndjeva gjë…
Vendlindja ime.! 

~Bona Mulaj~

“””””””””””””””””

A t’ka marrë malli për pak pranverë?
A t’ka marrë malli për pak pranverë?
ndër malet tona me zanë e ora
për prrojet t’zhurmshëm,gurrat rrëke
për pishat shkundun krahët nga bora
Për pak fllad bjeshke,për gjethe t’ahut
për kang t’bylbylit,harlisun n’gaz
a t’ka marr malli per tufë t’kopeve
per fyll t’çobanit,tuj ra n’maraz
A t’ka ra mall për me pa vashat,
buzët tuj lagun ndër kroje ahu
për djemtë sokola tuj tundun vallen
për kangt e burrave majë krahu
A t’ka marrë malli për oda t’parëve
për gotë t’rakisë ,për sofrën t’shtrume
për nanat,gjyshet për shpiat plot
për bukën n’magje,at bukë t’bekume?
A t’ka marrë malli për pak za nane
Për dashni motre mall a t’ka ra
Për nji kshill babe,për urti votre
Për livadhe t’djerra ku s’lot kush ma?

A t’ka marr malli për pak pranverë…?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.