“””””””””””””””””
A t’ka marrë malli për pak pranverë?
A t’ka marrë malli për pak pranverë?
ndër malet tona me zanë e ora
për prrojet t’zhurmshëm,gurrat rrëke
për pishat shkundun krahët nga bora
Për pak fllad bjeshke,për gjethe t’ahut
për kang t’bylbylit,harlisun n’gaz
a t’ka marr malli per tufë t’kopeve
per fyll t’çobanit,tuj ra n’maraz
A t’ka ra mall për me pa vashat,
buzët tuj lagun ndër kroje ahu
për djemtë sokola tuj tundun vallen
për kangt e burrave majë krahu
A t’ka marrë malli për oda t’parëve
për gotë t’rakisë ,për sofrën t’shtrume
për nanat,gjyshet për shpiat plot
për bukën n’magje,at bukë t’bekume?
A t’ka marrë malli për pak za nane
Për dashni motre mall a t’ka ra
Për nji kshill babe,për urti votre
Për livadhe t’djerra ku s’lot kush ma?
A t’ka marr malli për pak pranverë…?