21.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Minella Kureta (MJESHTER I MADH)

” HALILI DHE HAJRIJA”
BALETI I PARË SHQIPTAR
13 . O1 . 1963.
Më 13 Janar 1963 u shfaq Baleti i Parë Shqiptar . Kjo ishte një ngjarja më e rëndësishme jo vetëm për artin shqptar por dhe për tërë shoqërinë e atëhershme duke llogaritur kohën nga vinim. Padyshim që një meritë të jashtëzakonshme për realizimin me shumë sukses të saj kishte Maestrua i Madh Z. Panajot Kanaçi. Po kush ishte dhe si u bë kaq i famshëm ky artist i madh.Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Panajot Kanaçi u lind në Qytetin e Delvinës më 02 Gusht 1923. Ai që në fëmijëri e në veçanti në shkollën 7- vjeçare të Sarandës shfaqi prirje të jashtëzakonshme natyrore për valle dhe artin e koreografisë në tërësi , veti që me kalimin e viteve i rriti dhe shumfishoi në institucionet e para artistike që posa u krijuan atëhere. Ndër kryesoret ishte Filarmonia Shqiptare. Qysh në vitin 1952 Panajot Kanaçi ideoi dhe realizoi Tabllonë Koreografike ” Flamuri i Paqes” që shkonte shumë mbas luftërave dhe vëllazërimit të popujve e cila mori karakter jo vetëm mbarë kombëtar , por dhe ndërkombëtar duke lënë gjurmë të pashlyera në koncertet e organizuara si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mbas këtij suksesi të jashtëzakonshëm Panajot Kanaçi vuri në skenë dhe ” Rapsodi Hungareze” , ” Valle Spanjolle” , një pjesë Koreografike shqiptare të titulluar ; ” Dritë mbi Shqipëri” me muzikë të Preng Jakovës etje. Kur filloi regullisht të fuksiononte Filarmonia Maestro Kanaçi do të shpaloste vlerat e tij të veçanta edhe në rolin e kryebalerinit nën koreografinë e Georgi Perkun , ku dha provat e para në rolin e Gireit nga baleti ” Shatërvani i Bahçisarait” dhe në rolin e Klod Frollos te ” Esmeralda ” , që përfaqësonin dhe dy baletet e para të shfaqur në skenën Shqiptare.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë
Në vitet 1956- 1960 kreu Konservatorin me famë botërore ” Lunaçarksi” në Moskë me rezultatin Shkëlqyeshëm , për Regjisor- Baletmaestër nga më të vlerësuarit.
Prfesori dhe Maestrua Panajot Kanaçi është themeluesi i Koreografisë Shqiptare dhe i Katedrës Koreografike në Akademinë e Arteve. Sepse që në ditët e para është që përzgjodhi elementët, që e filloi nga zerua dhe që formoi trupat e para të baletit dhe të valleve popullore. Ai është krijuesi i Baletit të parë Shqiptar ” Halili dhe Hajria” që mbush 59 vjet sot më 13 .01. 2022 me muzikë të Nderit të Kombit Z. Tish Daija dhe që vazhdoi me baletet e tjera ” Bijtë e Peshkatarit” , ” Fatosi Partizan” , Shota dhe Azem Galica” , ” Delina dhe Arbani” , baletet ” Franceska dhe Rimini” , ” Paganini” , e shumë balete të tjera, shumë përpunime e tabllo koreografike dhe mbi të gjitha vallet e famshme popullore. Ai është autori i mbi 200 valleve të vëna vetëm me trupën e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe po kaq të tjera me Ansamblin e Ushtrisë, Ansamblin ” Migjeni” , Ansamblin e Kombinatit ” Josif Pashko” , ” Ansamblin e Kombinatit të Tekstileve , ” Ansamblin e Kombinatit të Traktorëve” , Ansamblin e Akademisë së Arteve, dhe të disa të tjera në Tiranë. Me Ansamblin Shtetëror ” Shota” të Prishtinës, Ansamblin e Tetovës, Ansamblin ” Emin Duraku” të Shkupit, Ansamblin ” Hibe Palikuqi” po të Shkupit, me Ansamblin e Ladorishtit në Strugë, Ansamblin Livadhi, po aty, Ansamblin ” Besa” të Veleshnjës etje. etje. Krijimtaria e tij është e shkrirë në qindra valle e balete që përbëjnë dhe pasurinë më brilante që ai i la brezave dhe njerëzimit, por unë du tu sillja në vëmëndje vetëm disa prej tyre siç anë ; ” Vallzimi i Shqipeve” , ” Luftëtarët e Lirisë” , ” Vallja Labe” , ” Trembëdhjetë Bilbilenjtë” , ” Valle me Motive Çame” , ” Festë në Tiranë” , ” Diell në Devoll” , ” Mbledhja e Gështenjave” , ” Kërcim i Kurbatkës” , Vallja ” Në Garë” etje. etje, për të aritur tek vallja monumentale , ” Festë ka Sot Shqipëria.” .Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Ai e ngriti Ansamblin Kombëtar Shqiptar deri në nivelet më të larta botërore, deri tek Gjerdani i Artë i Festivalit Botëror të Dizhonit , dhe këto janë aritje që e kanë ngritur lart artin dhe emrin e Shqipërisë deri në majat më të larta të botës.
Prandaj me këtë rast edhe njëherë i drejtohemi publikisht Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta , për ta nderuar figurën artistike më të madhe Shqiptare që ka bërë epokë me titullin ” Nderi i Kombit” .
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.