Më 13 Janar 1963 u shfaq Baleti i Parë Shqiptar . Kjo ishte një ngjarja më e rëndësishme jo vetëm për artin shqptar por dhe për tërë shoqërinë e atëhershme duke llogaritur kohën nga vinim. Padyshim që një meritë të jashtëzakonshme për realizimin me shumë sukses të saj kishte Maestrua i Madh Z. Panajot Kanaçi. Po kush ishte dhe si u bë kaq i famshëm ky artist i madh.

Panajot Kanaçi u lind në Qytetin e Delvinës më 02 Gusht 1923. Ai që në fëmijëri e në veçanti në shkollën 7- vjeçare të Sarandës shfaqi prirje të jashtëzakonshme natyrore për valle dhe artin e koreografisë në tërësi , veti që me kalimin e viteve i rriti dhe shumfishoi në institucionet e para artistike që posa u krijuan atëhere. Ndër kryesoret ishte Filarmonia Shqiptare. Qysh në vitin 1952 Panajot Kanaçi ideoi dhe realizoi Tabllonë Koreografike ” Flamuri i Paqes” që shkonte shumë mbas luftërave dhe vëllazërimit të popujve e cila mori karakter jo vetëm mbarë kombëtar , por dhe ndërkombëtar duke lënë gjurmë të pashlyera në koncertet e organizuara si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mbas këtij suksesi të jashtëzakonshëm Panajot Kanaçi vuri në skenë dhe ” Rapsodi Hungareze” , ” Valle Spanjolle” , një pjesë Koreografike shqiptare të titulluar ; ” Dritë mbi Shqipëri” me muzikë të Preng Jakovës etje. Kur filloi regullisht të fuksiononte Filarmonia Maestro Kanaçi do të shpaloste vlerat e tij të veçanta edhe në rolin e kryebalerinit nën koreografinë e Georgi Perkun , ku dha provat e para në rolin e Gireit nga baleti ” Shatërvani i Bahçisarait” dhe në rolin e Klod Frollos te ” Esmeralda ” , që përfaqësonin dhe dy baletet e para të shfaqur në skenën Shqiptare.

Në vitet 1956- 1960 kreu Konservatorin me famë botërore ” Lunaçarksi” në Moskë me rezultatin Shkëlqyeshëm , për Regjisor- Baletmaestër nga më të vlerësuarit.
Prfesori dhe Maestrua Panajot Kanaçi është themeluesi i Koreografisë Shqiptare dhe i Katedrës Koreografike në Akademinë e Arteve. Sepse që në ditët e para është që përzgjodhi elementët, që e filloi nga zerua dhe që formoi trupat e para të baletit dhe të valleve popullore. Ai është krijuesi i Baletit të parë Shqiptar ” Halili dhe Hajria” që mbush 59 vjet sot më 13 .01. 2022 me muzikë të Nderit të Kombit Z. Tish Daija dhe që vazhdoi me baletet e tjera ” Bijtë e Peshkatarit” , ” Fatosi Partizan” , Shota dhe Azem Galica” , ” Delina dhe Arbani” , baletet ” Franceska dhe Rimini” , ” Paganini” , e shumë balete të tjera, shumë përpunime e tabllo koreografike dhe mbi të gjitha vallet e famshme popullore. Ai është autori i mbi 200 valleve të vëna vetëm me trupën e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe po kaq të tjera me Ansamblin e Ushtrisë, Ansamblin ” Migjeni” , Ansamblin e Kombinatit ” Josif Pashko” , ” Ansamblin e Kombinatit të Tekstileve , ” Ansamblin e Kombinatit të Traktorëve” , Ansamblin e Akademisë së Arteve, dhe të disa të tjera në Tiranë. Me Ansamblin Shtetëror ” Shota” të Prishtinës, Ansamblin e Tetovës, Ansamblin ” Emin Duraku” të Shkupit, Ansamblin ” Hibe Palikuqi” po të Shkupit, me Ansamblin e Ladorishtit në Strugë, Ansamblin Livadhi, po aty, Ansamblin ” Besa” të Veleshnjës etje. etje. Krijimtaria e tij është e shkrirë në qindra valle e balete që përbëjnë dhe pasurinë më brilante që ai i la brezave dhe njerëzimit, por unë du tu sillja në vëmëndje vetëm disa prej tyre siç anë ; ” Vallzimi i Shqipeve” , ” Luftëtarët e Lirisë” , ” Vallja Labe” , ” Trembëdhjetë Bilbilenjtë” , ” Valle me Motive Çame” , ” Festë në Tiranë” , ” Diell në Devoll” , ” Mbledhja e Gështenjave” , ” Kërcim i Kurbatkës” , Vallja ” Në Garë” etje. etje, për të aritur tek vallja monumentale , ” Festë ka Sot Shqipëria.” .

Ai e ngriti Ansamblin Kombëtar Shqiptar deri në nivelet më të larta botërore, deri tek Gjerdani i Artë i Festivalit Botëror të Dizhonit , dhe këto janë aritje që e kanë ngritur lart artin dhe emrin e Shqipërisë deri në majat më të larta të botës.
Prandaj me këtë rast edhe njëherë i drejtohemi publikisht Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta , për ta nderuar figurën artistike më të madhe Shqiptare që ka bërë epokë me titullin ” Nderi i Kombit” .