Kur këtu perëndon dielli
Atje është natë, një natë e gjatë.
Një natë
Ku ti bën miqësi me jastëkun te shtrati.
Po ti e sfidon sërish terrin
Mbi tastierën si një piano
a mbi letrën e bardhë.
Sa një urë e vogël fshati na duket oqeani.
Kur vjen agimi
këtu është palcë nate..
Po ç’rëndësi
ka për njerëz kur lëviz toka a dielli?
Fletë pas flete,
Fjalë pas fjale,
Sy pas syri,
Rreshtohen shkronjat në vargje.
Dhe zemrat bëhen më të kaltra se vetë qielli.
Librat bëhen pelegrinë për zemra.
Ata
E dinë fort mirë se në cilat brigje do ndalin.
Më jep emërtime stinësh
Që i sheh te trungu apo dega
Veç mos u çudit
Kur pas xhamit troket dora e mërgimtarit.
Unë ia shoh
Unë ia prek parmakët.
Unë jam vetë udhëtari i kësaj Ure të gjatë.
Si të ishte
Një hon ku bien vetëtimat
Hë,
thuama
atë sekret që i mungojë dora e magjistarit!
A ka këtu kod dashuria???
“””””””””””””
Imagjinat e nderlikuar
Nga vijeme?
Ku shkojm
Ndonjehere , cfar jemi
S’e gjejme dote
Por nje gje e di mire
E shoh
e prek ,
e ndjej.
Jemi prej mishi,
prej gjakut te ngrohte
D 16-1-2021
“”””””””””””””
Te them sa te dua
…..e di zoti vete
Te them te kam yll
……….je rreze drite
Dhe pse jam ne dimer
………me sjell pranver
O djell….qe zemren
ma ngrohe per here