Qyteti im bardhësi parajse.
Qiellit, hëna, nën dritën e zbehtë, qëndis,
Ca fluturza të bardha bore, gjith shkëlqim,
Një vello nejlon mbi krye, qytetit i ujdis,
Dhe rrugëve u shtron të bardhin qilim.
I zgjatin krahët pemët, borës, gjith mallim,
E veshin petk atllas, të bardhë dhëndurie,
E presin mëngjezin, si nuse e bukur, tu vijë,
Me fustan të bardhë, zvarë, zvarë, nusërije.
Me pluhur argjënd, spërkat e pa zhurmë
Bie bora bardhoshkëz,me lulza mbi dritare,
Unë shikoj, magjepsur kur bie, skam gjumë,
Ndërsa çupka ime fle, si shqerkë manare.
Nuk di çmë gjeti, sa shumë shpirti gëzoi,
E nis e puth, e puth, e shpirti z’duroi ,
Vashës në gjoks shtërngoj, e zgjoj,
Lumturia folezën e ngrohtë la, e fluturoi.
U rrukullisëm mbi borë, u shtrimë ,e s’ngrimë,
E gjaku më shumë u ndez, e borën shkrimë,
Erdhi mëngjezi nusëruar ,si hënë e bukur vajzë,
Qeshi qyteti mbuluar i gjithi ,me bardhësi, si parajsë.
21/1/22 RSH
“”””””””””””””””
Mall i bukur, i ylbertë.
Ç’është ky mall, pa gjumë më la,
Shpirt e zemër, rehat ska!?
Mall i bukur, i ylbertë,
Që më qan, me lot të nxehtë,
Për sorkadhen, syçkë blertë.
Nisu mall, ti me të shpejtë,
Mall,që djeg, o flakë zjari,
Mos ki frikë nga acari,
As nga nata , atllaz errtë,
Mblidh nga retë, ujë të qielltë,
Dhe trokit mbi xham të qelqtë,
Ku bën vasha, gjumë të qetë,
Por, trokit me të lehtë!
Pikë e shiut të trokasë,
Pa me zë ,vashës ti thërrasë
Se po digjem,prej sevdasë,
Të vijë nesër ,të më ngasë,
Të më ngasë, gudulisë,
Të më vij tek pragu i shpisë,
Nga inati i komshisë,
Le të plasin prej zilisë.
17/1/2022 RSH
“”””””””””””””
Eh, huq më mbeti.
Eh ,huq më mbeti,
Gjer në mesnatë,
Rri, duke lexuar,
Fishekzjare,
Vargje poeti.
Tek mbaj librin hapur,
Shikoj yjet,
Pas xhamave kapur.
Ziliqaret,
Kanë zili ngjyrat,
Në vargjet, bukurane.
Eh, çbukuri,
Shpërthejnë, shkëndijash,
Ngjyrash, larmi…
Më pas, ngadalë,
Oh ,sa ëmbël ngadalë,
Mbyllen qerpikët e mi,
Dhe fle gush e gush,
Me të bukurat poezi.
Eh ,si humbas,
Bashkë me to ,
Në rrjetë ëndrash mëndafsh
Me iskra fishekzjare poezish.
15/1/2022 RSH