“”””””””””””””””””””””
Rrenjet e Mallit
***
Kerkoj, rrenjet e tua, mall,
po ku valle, n’ai paske fshehur?
rraha dynjane,s’lashe dollap e sirtar
pa zbrazur, pa hedhur!
.
Kerkoj kudo edhe ne cante te punes,
mos jane ngateruar gje , neper leke,
shikoj anndej kendej dhe kur kaloj rruges,
biles edhe ne n’vaft te bukes te dieles
ne dreke.
.
Shikoj tek rime, rreth tavolines shtruar,
me gota luge pirunj, por edhe te menduar,
rreth taves me mish te pjekur mire,
po prape dicka na gris, per tu ngacmuar.
.
Nuk flas,shikoj te gjithe me rradhe tek hane,
dhe befas gezimi u pritet ne mes,
kur i mbarojme te gjitha s’e ngreni
kot per se koti, fillon nje grindje mes nesh.
.
Psene, kerkojme secili, te gjejme,
e shikojme te gjithe vendin, verdalle,
e shohim,po s’na vjen mbare ta themi,
se foleja gjendet ,brenda zemres s’e vrare.
.
Ah mall o mall, po ta pashe dot syrin,
dil nga je fshehur, se ma dogje xhanin,
o zot, une ne jeten time,kurre s’kam nemur,
tani perdite, theras shejtanin.
.
Ah po te gjeta dot i shkreti ti,
se brenda gjoksit, gulc me ke ngele,
s’do me shpetosh, do t’kerkoj dhe me qiri
e shpirtin me cengel, kam per ta nxjerrre.
.
Te ta njxerr e pastaj te rri e qete,
pa mall , ashtu, si nje cope dru,
po c’far po thua, moj koke shkrete,
jetohet pa mall – larg njerezve te tu!