25.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Florika Kotska

Mulli me Ere

Mulli me ere, qenka jeta,

kthehet nga i fryn fati,

here per faj te tij,

here s’ka faj i ngrati.

Mulli me ere dhe zemra,

kthehet nga i fryn dashuria,

here per faj te saj,

here nga pabesia.

Mulli me ere edhe shpirti,

kthehet nga fryn e mira,

here per faj te tij,

here nga mosdeshira.

Mulli me ere dhe trupi,

kthehet nga i thote mendja,

here per faj te tij,

here nga mosvemendja!

“”””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Rrenjet e Mallit

***

Kerkoj, rrenjet e tua, mall,

po ku valle, n’ai paske fshehur?

rraha dynjane,s’lashe dollap e sirtar

pa zbrazur, pa hedhur!

.

Kerkoj kudo edhe ne cante te punes,

mos jane ngateruar gje , neper leke,

shikoj anndej kendej dhe kur kaloj rruges,

biles edhe ne n’vaft te bukes te dieles

ne dreke.

.

Shikoj tek rime, rreth tavolines shtruar,

me gota luge pirunj, por edhe te menduar,

rreth taves me mish te pjekur mire,

po prape dicka na gris, per tu ngacmuar.

.

Nuk flas,shikoj te gjithe me rradhe tek hane,

dhe befas gezimi u pritet ne mes,

kur i mbarojme te gjitha s’e ngreni

kot per se koti, fillon nje grindje mes nesh.

.

Psene, kerkojme secili, te gjejme,

e shikojme te gjithe vendin, verdalle,

e shohim,po s’na vjen mbare ta themi,

se foleja gjendet ,brenda zemres s’e vrare.

.

Ah mall o mall, po ta pashe dot syrin,

dil nga je fshehur, se ma dogje xhanin,

o zot, une ne jeten time,kurre s’kam nemur,

tani perdite, theras shejtanin.

.

Ah po te gjeta dot i shkreti ti,

se brenda gjoksit, gulc me ke ngele,

s’do me shpetosh, do t’kerkoj dhe me qiri

e shpirtin me cengel, kam per ta nxjerrre.

.

Te ta njxerr e pastaj te rri e qete,

pa mall , ashtu, si nje cope dru,

po c’far po thua, moj koke shkrete,

jetohet pa mall – larg njerezve te tu!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.