NËNES NË KURBET
( botuar GRUAJA E STUHIVE)
Ty moj nënë që jeton në atë kurbet
E mërzitur, e vetmuar pa askë pranë,
Fëmijët t’ u rritën dhe kan jetën e vet
Burrë ziu iku, vetëm duke, të lënë…
Jeta jote na qenka aq e vështirë
Duke punuar pa orar natë dhe ditë,
Nëpër lokale duke larë dhe fshirë
Për bukën e gojës dhe fëmijët ..
Punon me përkushtim dhe me nderë
Për një mini pagë që stë mjafton
S’të plotson as nevojat dhe s’të del
Sa rëndë jetën ti nënë po e sfidon..
Jeton në ishull e rrethuar me det
Ku shpesh erërat të bien kokës,
Atëherë qetë ulesh mbi një shkëmb
I qahesh vales si me t’zënë hallet e botës…
Vala shpirtin si me ta kuptuar
Të merr hallet dhe i shpërndanë,
I përmbytë ato duke i rrotulluar
Dhe shpirtin një çik ta lehtëson…
Dhe ngadalë ngritesh duke shpresuar
Këthehësh në strehën ku jeton,
Ikë gjumit të natës duke ëndrruar
Ndoshta e nesërmja ty të gëzon…
Abide Gashi;
“””””””””””””
IBRAHIM RUGOVA
Vdekja qe ,
aq e pamëshirë,
Për njeriun ,
që e njohu e tërë një botë
E ndau nga ne ,
njeriun e dlirë
Që krejt jetën ,
e flijoj vetëm për komb!
E dërgoi vizionarin,
në amshim
Na la ne ,
në gjysmë të rruges,
Që kur ndërroi jetë ,
mbetëm në stagnim
Tashmë po gjykohën ,
dhe idealet e luftës!
Përse o vdekje,
atë e zgjodhe
Presidenti ,
nuk ishte në radhë
Tek funerrali i tij ,
burrat shtetror i mblodhe
Pa u këthyer punët,
e Kosovës mbarë.!
Çfarë të presim ,
në këtë Kosovë,
Kur asgjë,
nuk po shkon si duhet,
Ndoshta na lindet,
një tjetër Rugovë,
Të ngas timonin pa u ndrojtur,
ashtu si kërkohet!
Ngjallu o president ,
i penës njëherë
Shiko, se si,
na ka mbërthyer e prapëta,
Në vjeshtë na është këthyer,
pranvera dhe në dimër çdo verë,
S’ po na dëgjon,
Europa ma, dhe as Bota!
Nuk lindë nëna,
djalë ma si ty President
I ditur, i urtë ,
dhe trim, o sy patrembur,
Që e ngrite lart kombin,
dhe këtë vend,
Vepra jote aty ku e le,
ka ngelur
Abide Gashi;
“””””””””””””””””
PËR TY
Për ty as vargjet ,
as poezia
Nuk e shprehë,
dot me fjalë,
Thellë shpirtit,
ndjenjat e mia,
I ruaj në zemër,
si lë me dalë!
Je si një gongje,
e qelur pranverore,
Që u ka bërë ballë,
dimrave me stuhi,
Gjithënjë me buzë në gaz,
dhe pa lodhje,
Karakteri ytë,
rrezaton vetëm mirësi!
Edhe pse në moshë,
dhe kan kaluar vite,
Ti secilën herë më e fortë,
dhe je vetëvetja,
Me u ankuar,
kurrë nuk dite,
Edhe pse me dhimbje,
të ka sfiduar jeta!
Qëndro kështu si je,
dhe mos ndrysho,
Edhe nëse ,
përmbytet bota,
Gëzoju jetës ,
dhe çdo gjë që të rretho,
S’ e përpjekjet ndryshe,
janë të kota!
Zoti vet ka dashtë,
me t’ i dhënë dy role,
Edhe burrë,
edhe grua në shtëpi,
Mos e zhgënje,
kurrë një lule,
Por fali asaj,
përherë shumë dashuri!
Abide Peci Gashi ; 20 Janar 2022, Mitrovicë