13.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Albert Vataj

Mbi dekoratat dhe të (pa) dekoruemit… një histori e Mbretit Zog me At Gjergj Fishtën

Nga Atefan Çapaliku..Mund të jetë një imazh i 2 persona

Në klimën e diskutimeve që ka zaptuar rrjetet sociale, në lidhje me dekoratat e shpërndara në mënyrë sistematike nga presidentët e këtij vendi, si dhe për të ulur paksa gjakrat e njerëzve të pakënaqur, po shkruaj këtu, për gjithë ata që nuk e dinë dhe kanë durimin t’i lexojnë këto shënime deri në fund, historinë e Mbretit Zog me At Gjergj Fishtën, fill mbas kremitimit të festës jubilare të 25 vjetorit të Pavarësisë, më 1937, në të cilën Mbreti nuk kish lënë kënd pa dekoruar, përveç Pater Gjergjit.
E siç merret me mend, nëse ishte kush i gjallë aso kohe që mund të meritonte medaljen më të lartë, qe vetë Patër Gjergji. Kësisoj një ditë prej ditësh Mbreti e thërret Fishtën në një audiencë private në pallatin e vet. Patria gjithsesi shkon, edhepse jo me ndonjëfarë lezeti e entuziazmi. Aty në pallat mbasi gjenden ballë për ballë shoqi shojt, Mbreti flet:
-Mos kujto se të kam harrue…
-Hëm…
-Unë e di mirë se Ju duhej të ishit i pari ndër njerëzit që meritojshin të dekorohen.
-Naltmadhni… puna asht se…
-Të lutem. Më ndigjo! Kam dashtë thjesht me të ruejtë. E si mund të të rreshtoja unë ty, Poetin Kombtar, në një listë me të tjerët?! Më thuej! Si mundesha?!
-Naltmadhi! Nëse më keni thirrë për këtë…
Atëherë Mbreti futë dorën në xhepin e jelekut të tij dhe nxjerr prej andej një orë me qëstek, e gjitha florini, në kapakun e së cilës ishin gdhendë këto fjalë: “25 vjetori i Pavarsisë së Shqipnisë”.
-Pater! Nga kjo orë janë prodhue vetëm dy ekzempalrë. Kësisoj askush tjetër nuk mund të ketë një të tretë, veç meje e teje.
Pater Gjergji atëhere e merr e duke e kundrue në duert e veta i kthehet.
– Siç e dini Naltmadhi unë jam françeskan, rregulltar, e ne nuk na lejohen as pronat e tundshme. Do më duhet me ia dorëzue këtë orë provincialit tonë. E di ai mandej se kujt ia jep.
(Shkrue lirisht prej Stefan Çapalikut)
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
SOT 5 VITE NGA VDEKJA E NJE NJERIU VLERASH
Shkodra, në bujarinë e pamatshme të mirakandjeve që zotnon, ajo qi dallueshëm e ven atë përmbi krejt tjerat gjana, asht mirësia qi pati me ken e përfaqsume dhe e mbrojtun nga personalitete të tilla si Willy Kamsi. Prof. Willy Kamsi, ishte intelektual e studiues i shquar i historisë, albanologjisë dhe kulturës. Njeri fisnik e me virtyte, një personalitet e atdhetar që kontribuoi shumë për kulturën, posaçërisht në fushën e historisë e të albanologjisë. “Gjithë jetën, ço e ul libra”, ndërmendet të ket than ai në një nga të paktat intervista të tij. Megjithëse fliste katër gjuhë dhe kishte ken ambasadori i parë shqiptar në Selinë e Shenjtë, ishte autor i disa libravë dhe dhjetra studime të vlerta, ai bani nji jetë të thjeshtë në një shtëpi të kthyer në biblotekë. Ai tan jetën e vet e lidhi me librin, thue se n’raftet e randueme prej landës së dijes ai kishte lidhun krejtçka e mbate ate në jetë. Bani si pakkush për ruajtjen e thesareve dhe monumenteve t’kulturës dhe historisë. Pasioni dhe përkushtimi me t’cillin ai u lidh me librin, e shejtnojnë si vullnesë dhe e përjetësojnë si veprimtar.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.