Digjni reçipetat ose sytjenat që të çlirohemi nga figurat seksiste që shoqëria mashkullore mundohet të na imponoj me hir e me pahir. Sytjenat nuk të bëjnë femër përkundrazi na kanë bërë viktimë të një ikone që nuk ka lidhje me ne, por me ikonën që kanë meshkujt për ne pa marrë e kërkuar mendimin dhe opinionin tonë. Duhet të sqarojmë një herë e mirë në shërbim të së vërtetës se partia demokratike bëri revolucionin e brekëve në 1991in. Brezat e rinj duhet të dinë se, në Shqipëri nuk pati revolucion demokratik të kryer nga partia demokratike. Pluralizmi erdhi si një përpjekje për të hapur një valvul presioni e për të kaluar në mënyrë sa më të butë tranzicioni nga pushteti një partiak në atë të shumë partive. Prandaj përpjekja e alabakëve si saliu me shokë me partitë pd, ps, lsi shpk për tu bërë heronj pa arsye është sikur të pretendosh se, je më e bukur nëse vesh reçipeta 200€ dhe jo 2€.
E vetmja gjë e sigurtë është se kapitali të zbrazi xhepat, të shiti një produkt të kotë dhe prapë para se ti veshësh edhe pasi ti heqësh ngelesh njësoj. Më trape, më injorante, jo e bukur, analfabete që di të thithi trifletshin apo pluhurin e bardhë pa asnjë ndryshim thelbësor para apo pas epokës së sytjenit. Kështu që, pas 27 vitesh paqartësi, manipulim, mashtrimi të fakteve historike, diskrimin gjinor, deformim të figurës së femrës që kemi detyrim ndaj vetvetes të ngrihemi e të luftojmë për të drejtat e mohuara duke hequr njollën që partia demokratike i vuri femrës shqiptare . Njolla shoqërore e bustuar (boost) nga politika e saj antishqiptare i dhanë vulën femrës se, janë vetëm për seks, për kurvërim, emancipim sipërfaqësor që, ka dëmtuar jo vetëm femrën, motrat, nënat, shoqet, të dashurat tona, por edhe rolin e saj në shoqëri duke sjellë deformimin e bërthamës që është njeriu.
Personalisht sytjenat i kam djegur prej kohësh si shenjë dhe solidarizim me femrat që vuajnë pasojat e shoqërisë maskiliste.
Kush do ti mbaj sytjenat ti shoqëroj me personalitetin e duhur, mos harroni ti vishni ju sytjenat e jo t’ju veshin ato e t’ju sjellin rrotull rreth vetes.
Sytjenat poshtë, kokat lart!
Këto janë kauzat e një sistemi që është kryekëput i dështuar nga deformimi i vlerave sociale.
Sistemi kapitalist është i ashpër dhe në emër të politikave kryesisht për të ruajtur shifrat roli i femrës drejtuese nuk ndryshon aspak nga roli i mashkullit maskilist, seksist, sepse vetë sistemi është armik i njeriut dhe jo vetëm një gjinie në veçanti. Vetë sistemi vendos përballë njëri tjetrit mashkullin dhe femrën për të denigruar njëri tjetrin në emër të suksesit individual dhe atij gjinor. Konkurenca e hapur sjell deformimin edhe në marrdhëniet midis dy gjinive që imponohet nga elitat në emër të kapitalit.
Problemi është mungesa e balancave sociale që, si rrjedhojë sjell deformimin dhe fenomene negative nga të dy gjinitë ndaj njëra tjetrës. Sistemi në vetvete nuk promovon respektin, harmoninë, komunikimin njerëzor e thelbësor, barazinë, por imazhin dhe rolin zbukurues dytësor të femrës. Akoma edhe kur femra është drejtuese duhet të pranoj nën kushtin që të vazhdoj të marri urdhra nga meshkujt eprorë, ose përndryshe nuk do të ketë ngritje profesionale në poste “drejtuese”. Gjithçka në emër të emancipimit sipërfaqësor që, vihet re në çdo fushë të jetës sonë. Ky falsitet ka pasojat e veta me individë problematikë, marrdhënie konfliktuale, fëmijë pa objegtiva të qartë rritjeje dhe një shoqëri me probleme sociale ku shifrat e kriminalitetit arrijnë në nivele alarmante.
Djegia e sutjenave nuk është zgjidhja e problemeve, por njerëzit në mungesë të ideologjisë, frymës së duhur për të reaguar, reflektuar, së vepruari mjaftohen me reagime sporadike nevrastenike pa arritur asnjë konkluzion konkret ndaj problemeve. Është një shfryrje emocionale siç mund ta quajmë ndryshe, one night stand (seks i një nate).
Materiali për lexim në formatin elektronik në linkun;