19.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Anna Hida

Trosciano- Troshani

Rigopiano është një fragsion i komunës së Farendolës në Pescara. Fatkeqesisht ky emër u bë shumë i njohur me 18 janar 2017 pasi pas një orteku që ra në këtë zonë vdiqën 29 vetë. Një tragjedi ende e pashlyer në kujtesën e italianëve.Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "Trosci ano Superiore riore ano Trosciano PP Filipponi oni"

Po në të njëjtën komunë të Farendolës kemi një fraksion tjetër të quajtur Trosciano – Troshani i sipër e Troshani i poshtëm. Janë fshatra të vegjël . Troshani i sipërm ka sot vetëm 55 banorë. Zakonisht në Itali edhe për fraksione shumë të vegjël, për arsye turizmi jepen shumë informacione , ndërsa për këtë fshat nuk ka asnjë informacion lidhur me historinë, kulturën, prejardhjen e emrit etj…

Emri i Troshanit na kujton Troshanin e Shqipërisë , një ëmër fshati shumë i dëgjuar në Zadrimë sidomos për mikpritjen që ky fshat u ka bërë misionarëve të ndryshëm që nga vitet 1600 e deri më sot, me prezencën e francescanëve, por dhe për Atë Gjergj Fishtën kolosin e letrave i cili mori formimin e parë dhe shfaqi talentin e tijë pikërisht në Troshanin e udhëhequr nga nga etërit e palodhur francescanë…

Ishin krerët e Blinishti fshatit më të pasur në Shqipëri që u kërkoj Francescanëve të Troshanit hapjen e shkollës së parë në Shqipe në vitet 1638 – 1639 , dhe Blinishti historikisht ishte një nga bazat e forta në Zadrimë sepse aty patën vendlindjen dhe qeverisën principatën Guljelm e Vladimir Blinishti .

Nuk dua të vazhdoj në këtë histori të Blinishtit do jetë argument në librat e ardhshëm , por emri i Troshanit ështënjë fakt , është një realitet në kodrat e malësisë së Peskarës . Kush e solli këtë emër? Pse ky fshat mban këtë emër? Pse wikepidia nuk na jep asnjë informacion të saktë rreth tijë?

Sigurisht ai emër mes maleve nuk gjendet rastësisht aty, dikush nga familjet e Troshanit të Zadrimës ka emigruar duke lënë me shekuj këtë emër. Sigurisht duhet më shumë i

informacion, por Covid nuk na lejon për momentin të hulumtojmë më shumë. Në Itali janë shumë qytete që kanë ruajtur identitetin e tyre shqiptar me gjuhën e kulturën e vjetër, por ka dhe të tjerë fshatra që kanë humbur identitetin e tyre me kalimin e shekujve. Troshani i maleve të Peskarës duhet të na rilidhë me të shkuarën pse jo dhe me Troshanin e Zadrimës!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.