Të ulur të dy në tavolinën pranë dritares, në mëngjesin e së dielës. Ajo e shikonte dhe me një buzëqeshje të lehtë mbi lekurën e fytyrës së saj i tha:
-Unë kthehem në vite si një vajzë që skuqet kur ndjen që prania jote e turbullon.
Unë vrapoj e shkujdesur drejtë teje e fryma më mbahet. Unë eci dhe këmbët më dridhen kur të mendoj ty. E në këtë gjendje jam e aftë të bëj shkëmbinjtë të flasin dhe mbi dëborë çelin lule. Shpirti gjendet në freskinë e oqeanit dhe ngrohtësinë e mbrëmjeve në verë. Një dhimbje e bukur, e ëmbël, brenda në kraharor, që nuk mund ta shpreh, nuk mund ta ndal. Kjo jam unë nën pushtetin tënd.
Ai e dëgjoi dhe mori dorën e saj, e vendosi midis duarve të tij me delikatesë, dinte të fliste pa fjalë.
Eva Gjoni
Mos më lejo të të puth
Të paralajmërova!
Se, të rrëmbej në botën time të ferrit
Aty të gjithë duan të ikin
Dhe unë, unë jam gjithmonë vetëm
Të paralajmërova mos më lejo të puth!
Shumë vite nga çanta ime e jetës
I kam shpërndarë shpërfillshëm
Tani më duhet të rrëmoj
Të gjej çfarë më ka mbetur
Sepse i lejuar nga ty jam, të puth.
Eva Gjoni
“”””””””””””
T’randume qepallat n’mramje
Shumë gjana t’uluna mi to
N’ krahët e mija m’shtetun fli
M’kërko n’ andërr, ndie frymën teme
Eva Gjoni