RRETH FIJESH
Kjo gunë e vjetër mërzie
Rrëndon, nga pluhuri i kohës
Vetëm ëndrrat bëjnë dritë-hije
Rreth fijesh,që mbeti shpalosur
Kuptova, ska fund vetmia
Shumfishohet çdo ditë
Duke qarë si fëmija
Që vërtitet si eklikë
Përshtatesh, çdo ditë me kohën
Nga shkatërimi i zakonshëm
Kupton, të ngrihesh më këmbë
Mos mërzitesh ,mos lëndohesh
Teksa isha gjithmonë n’pritje
Vetmia,ndërpriste rrugët e mia
Dhimbja, më vështron me hile
Pres vetëm pres, ditët e dlira!
Shkurt 2020 Mirela Ropi
“”””””””””””””””””””””””
SFIDA
Një ditë,vdekja do na marë
Por kohën e zgjedh zoti
Ndaj,qëndis hënën
Të ndalë rrugën loti
Me gjilpërën e jetës
Vazhdoj galaktikës
Ngjitem në yje
Ti japin forcë sfidës.
Baladës të mbetet
Një pjesë nga e imja
Zanoret bashkohen
Të notëzojë muzika!
Jetën t’a veshin
Me ngjyrat e ylberit
Mjaft me tehun e thikës
Që pikon lot vreri !
Mirela Ropi Janar 2021
“”””””””””””””””””””””””
MONEDHË DY FYTYRËSHE
Zjarr i ankthit
Mund të tregosh kush je?
Se brenda vetes ndez zjarr
Ndërmjet asaj që tregon
Je liqen, që dremit jashtë !
Ndaj mos shqetëso
Çuditërisht me çmëndurira.
Kuptova kush je, nga të dy anët
Fshehi sa të duash dëshirat
Unë nuk i besoj pamjes
Të tjerët le ta shohin
Atë anë, që duan të monedhës
Që fshehur mban tjetrën ti
Madje, maskuar me finesë
Të mbështjellë me mëndafsht!