“”””””””””””””””””””””””””””
Padashur disa zëra magjik dëgjova…
Sa bukur Djelli shkëlqen muzgjeve kur afrohet mjelma me të vegjlit në liqen.
Buzë tij qetësi më nuk gjen, shpendët dhe kafshët mbajnë kuvend, rosat patat hapin vendë.
Në breg poshtë blirit sytë nga djelli i përpëlit bretkosa .Guak , guak, thërret, ç’keni kështu ju pata-rosa !?
Një gjë s’po kuptoj un, për mjelmat paskit respekt kaq shum?!
Mbreti i liqenit këtu jam unë .
Çdo mbrëmje të gjithëve me këngë ju vë në gjumë. Peshqit u larguan fatëlumë..!
Tek zambakët u dëgjua një zhurmë!
Grerëza i thoshte bletës, punëtore më e madhe jam unë .Flutura përplasi krahët lartë reve fluturoi zhurmën në liqen më dot se duroi .Era pulbardhat krahëhapur pezull i ndaloj .Ah … sikur të ishte pran piktori, këtë bukuri përrallore në korrniz ta pikturoj.
Postjeri Pëllumb fluturimin anulloi, më thoni ç’ka ngjarë? Kjo gjullurdi kur do të mbaroj ? Kukuvajën apo qukapikun të lajmëroj !? Poshtë gëmushës dhelpra ngriti veshët dhe dëgjoj, lepurin dot se kapi, nisi të urdhëroj.
Thërrisni lejlekun se drejtësisht do veproj, këtë herë qefin do t’ja rregulloj. Kusuret e vjetra dot si harroj…Nga kjo grindje, pa u lodhur gjuetinë do fitoj .Edhe unë tha Korbi, do të ndihmojë gjahun tënd i pari do ta shijoj…Pendët e mija askush si adhuroj.
Gjithë naze zbriti laraska, bishtin e vetë filloj të lavdëroj. Nga ty dhe mjelma pendët e mija më të bukura i shikoj…Duke bërë modelen me këmbë milingonën qëlloj .
Rrugën ja prishi drithin i rrëzoji dhe gjethja në kurriz e stërmundoj ! Nga pema gjinkalla laraskës ja pasoj. Edhe un më bukur se bretkosa këndoj…
Nga të çirrurit zemra i ndaloj!
Filloj papagalli ta imitoi, kokrra e rrushit nga goja i shpëtoi. Ketrin në vesh e lëndoi, Ketrin e ushqyen me arra deri sa u ngop. Rrukullisi nga tavolina e vodhi një thes rrjete me arra plot ,si ëmbëlsirë kokrra e rrushit i shijoj.
Gjysmën tjetër tha: Të dashurës do tja dhuroj. Eh ky romantiku të këpusin dhe lule duke vrapuar nuk harroj !
Nga gardhi me habi miu vështroj.
Çuditem me këta njerëz si Ketrin e ushqejnë me kaq dashuri nga soji im është edhe ai . Ndërsa për mua çargjet radhitur seri. Epo kësaj i thonë padrejtësi.
Po edhe hamsteri një miush si unë është dhe ai ,gëzohem që ma mbajn si mbret në shtëpi..! Po me mua çkanë që janë në hasmëri ? Psenë se di !
Miu i ugarit ishte sa një mac, u tremb maçoku sytë si dac ! O maçok po ti çke që vrapon kështu ? Mos vallë ke frikë nga mu? Doja të pyesja ç’po ndodh poshtë në liqen ? Pasqyrë ujin më se gjen , shpendët akoma s’po flenë ! Edhe bretkosa veten kotë gënjen. Këtu jam un mbret , den papaden