“””””””””””””
SHPIRTI I POETIT-mijera SHPIRTRA
NJEREZISH TE THJESHTE
Ekziston një fjalë e mrekullueshme franceze,
Dépouillé, që do të thotë pa stoli.
E zhveshur nga çdo gjë.
Ka një pastërti në të,
por në se me sens humori, i shton, diçka të veçantë, të thjeshtë, nga jeta e njerëzve të thjeshtë,
i shton vetëm një hark të vogël, ose një trëndafil të vogël ose diçka,
që do t’i japë, siç them unë, pak sens humori, pak argëtim, krijon dicka tē bukur, tepër të sofistikuar, interesante dhe tërheqese.
Diçka e re lind dhe sigurisht, do apo nuk do ti, do të bëhet e lexuar.
Edhe pse mund të jetë e pakët apo e imët, normale a e madhe, apo ti përngjaje ekove prehistorike, mjaft:
që të mund të lëvizë si një valltare e apasionuar, që të rrëmben shpirtin e të bën të mos t’a largosh dot nga mendja.
Diçka që mbetet e përjetshme si një statujë e bukur…
Kur artistêt takohen me masën, me jetën krijojnë art…arrijnë lart më lart, nga sa mund t’a mendosh.
Ata janë shumë të ngjashëm midis tyre.
Duan dhe lëndohen nga të njëjtat gjëra…
Dhe mbi të gjitha ata janë tepër te ndjeshëm…
Sigurisht që edhe ndryshojnë, midis tyre….
Për mua ata që nënvleftësojnë, njeriun e thjeshtë, atë ndoshta të “pashkolluarin”, sidomos atë, që artin adhuron apo poezinë, a të bukurën, s’janë njerëz tolerante… e jo më artistë a poetë.
Të mos harrojmë jeta është shkolla më e madhe…nga ku mësojmë aq shumë.
Artisti a poeti vë në vepër shpirtin e tij,
SHPIRTIN
që bart brenda tij, miliona e miliona shpirtra të këtyre
NJERËZVE TË THJESHTË…
TaEna
01.02.22