Kur ikin poetët vajtojnë zogjtë,
fustanet e zeza i veshin bletët..
iku Bardhyl Londo, i shekullit njëzet,
shekulli njëzet e një bosh në shpirt mbeti!!
Nga afër s’e kam njohur,
lavdi prej tij nuk marr,
di që ishte, mbeti i ndershëm,
qytetar i denjë, poet, politikan!!
Lavd i thur se nderin e ngriti vetë në majë,
dha për artin nektarin e shpirtit,
ky permatar i ndjeshëm,
lirik i pa anë
vetvetja mbeti në udhën e diellit!
Iku si poet prej verteti,
i urtë si dheu i tokës si në magje brumi,
pëerbashkues zëmrash, i kthjelltë si qielli,
kokëulur plot si një kalli gruri!!