E mjera ti dhe ne ,moj
mëma Shqipëri
Qaj,moj mëma Shqipëri ,qaj!
Qaj, s’e jo të gjithë fëmijët ty të kanë xhan!
Po të të kishin moj t’u bëfsha kurban,
Do duheshin vëllau me vëllanë.
Ku e morrën këtë edukatë,
Që të gjithë që kanë udhëhequr me rradhë.
Të rropën, të xhveshën,
Të ngresh kokë s’të lanë.
Bijtë tënd janë vetëm të varfërit,
Po ikin nga kjo botë,
Barkun me bukë ,s’e ngopën.
Oh! Moj mëma Shqipëri!
Por ti ke pas dhe ke, më të mirën traditë.
Mrojtjen dhe urtësine,
Kokë ulur dhe punësinë.
Kush i mësoi sot në demokraci,
Të lenë popullin në varfëri!?
Kaq e pa ngopur paska qënë kjo pakicë!?
Ah,moj e mira Shqipëri!
Ty Meta të turpëroi,
Floririn e popullit e përvetësoi.
Prandaj sot s’e hoqën dot,
Mendon i gjori s’e po triumfon.
Dhe doktor Berisha,
tradhëtar dhe sadist,
Ka pare të madhe dhe s’ka frikë.
I kërcënon ata në qeveri,
Sa dhe drejtësia ,strruket si mi.
Nuk do bëhemi kurrë shtet,
Edi Rama mbron vehten e vet.
O , nuk mund t’i luftojë,
O ,është si ata njësojë.
Kanë vjedhur aq shumë,
Në burg për vehten e tyre, nuk shkojnë kurrë.
Shkojë ata që s’ kanë të hajnë,
Kurse këta që kanë vila,
Hajnë e pijnë,janë të lirë.
Ku i kanë gjetur gjithë këto para!?
Shpirti i tyre,çaftë e ndaftë.
Ata bëjnë qef dhe jetë lluksi,
Të varfërit tënd,moj Shqipëri,
Po lenë kockat në mërgim
Dhe ata që i ke atje,
S’kanë të hanë dhe ku të flenë.
Apel i bëjmë Amerikës mike,
Të verë dorë,të mendojë,
Ty Shqipëri dhe ne të varfërit,të na rregullojë.
Shumë ke vuajtur, je munduar,
Në kohë të herrëshme të kanë coptuar,
Tani na dolën kta të pa ngopurit dhe ogurzinjtë,
Të mohojnë traditën dhe dhe dashurinë.
Parma,Itali 21/2/2022
“””””””””””””””””””””””””
Manushaqet e Shkurtit
Ju mbolla me kujdes,
Ju bera yzmet.
Desha te me celnit,
Ashtu si njehere.
Cdo dite ju vaditja,
Cdo dite ju kuroja,
Nga ju moj manushaqe,
Te me celnit kerkoja.
Dhe ja per cudi,
Ne Janar te kti viti,
Me buzeqeshe ti
Dhe shpatorja per bri.
Oh! Sa gezohem
Kur afer ju kaloj,
Ja dhe angulicja
Prane jush po lulezon.
Por tani ne muajin Shkurt
Shume vend me zaptuat
Me celjen tuaj te bukur
Pranveren ma afruat.
Kjo ishte nje dhurate
Per shen Valentine
Si dite e shenuar
Me shprehet dashurine.
Te bukurat manushaqe
Lule shpatore dhe angulice,
Cdo dite me lumturoni
Merzitjen ma largoni.
Me kujtoni vendin tim,
Shtepine ku jam rit,
Neper bace ishit shperndare,
Ne cdo cep anembane
Shpesh para jush qendroja
Poezine e Naimit kujtoja
Kisha deshire te rrecitoja,
Ngriheni! Koken ju thoja.
Manushaqet e shkurtit
Sa shpejt kini lulezuar
Pranveren na sollet
Prej klimes qe ka ndryshuar.
FL. RADA
14 /2/2020