8.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Petraq Koroveshi

Mbushen plot 8 vjet pa kolonjarin Syrja Nebiu Ka lindur me 9 Tetor te vitit 1931 ne qytetin e Ersekes Mbasi mbaroi shkollen e mesme ne vitin 1954 shkon per studime ne BS ne Volsk[Saratov] per menaxhimin e aeroplaneve reaktiv Gjujtes bombardues Mig 15 te dy varianteve qendroi atje deri 1957 Mbas kthimit ne Atdhe u emerue ne Regjimentin e Kucoves ku sherbeu shume vite ne kete Regjiment deri ne vitin 1971 Ne vitin 1971 u transferua ne Skuadriljen e Tiranes ne Laprak Ja si e kujton Niazi Nelaj E kam pritur dhe kam punuar me te ne Skuadrilen e Transportit. Xikja kishte nje figure tejet simpatike.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti Me shtat mesatar, te ngjeshur; me faqe ” bucko’ , te kuqe, mbante mustaqe te prera “spic” te cilave u sherbente me merak. Xikja ishte i brumosur me disipline te forte e te vetedijeshme ushtarake. Nuk e pashe kurre te parrojtur e me qafore jo te bardhe. Ballin e kishte te larte, si shenje fisnikerie. Uniformen ushtarake e mbante tee paster e te rregullt ; i kishte hije kapardisja dhe krenaria, e kolonjarit dhe e oficerit te aviacionit. Buzagazi, sikur i kishte mbire ne fytyre. Xikja yne ishte i sjellshem , i edukuar e i shkuar , me te gjithe. Nuk ishte inatci e qejfmbetes, as hakmarres. Ai ishte me seder te mire dhe i thjeshte. Kur gjendej ne situate te veshtire, e kalonte muhabetin ne shaka. Kishte nostalgji per avionet reaktive dhe kujtonte shpesh shoket e shkolles e te punes. Ishte njeri i zgjuar e i mencur dhe me intelekt te zhvilluar. Me avionin An-2 dhe me Skuadrilen e Transportit , u pershtat shume shpejt. Ne profesion nuk kishje cfare ti thoshje. Kisha vene re te afrohej , me teper me ata qe e njihnin ne detaje avionin An-2 dhe qe e shfrytezonin ate , me mjeshteri , per shume kohe. Mjeshtrat : Niko Gambeta; Dhimitraq Stillo; Sotir Ilija; Mihallaq Puleri, Xhevair Ymerali; Gani Vlashi etj. i kishte “idhuj” e perftonte mjaft nga pervoja e tyre. Xikja ishte i zgjuar ee i thjeshte; nuk shiste mend por mesonte vazhdimisht. Syrja Nebiu ” vdiste” per te kenduar. Ai e kishte shume per zemer kengen kolonjare, por kendonte dhe kenge te trevave te tjera. Ne ate kohe, ne Skuadrilen e Transportit, Kapteri Selaudin Pashollari, nga Gora, formoi nje grup kengetaresh e valltaresh cilesore me jo gorare si Xikja; Ali Terpollari, Ganiu… etj. Kenga u shkonte “gjym” dhe ne valle ” fluturonin”. Xikja ishte me seder dhe dallohej per kembenguljen e tij per t’u shkuar puneve deri ne fund. Ai banonte ne afersi te Ndermarrjes ” 21 Dhjetori” dhe , kur doli ne pension , shiste , se bashku me bashkeshorten , ne nje barake, prane Poste telegrafes te ketij rajoni. Syrja Nebiu ishte i lidhur shume me familjen dhe kujdesej shume per mirerritjen dhe prosperitetin e femijeve. Ne disa raste ankohej nga dhimbje mesi. I paharruar qofte kujtimi I tij Te rrojne e ta kujtojne familja dhe shoket

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.