Mbushen plot 8 vjet pa kolonjarin Syrja Nebiu Ka lindur me 9 Tetor te vitit 1931 ne qytetin e Ersekes Mbasi mbaroi shkollen e mesme ne vitin 1954 shkon per studime ne BS ne Volsk[Saratov] per menaxhimin e aeroplaneve reaktiv Gjujtes bombardues Mig 15 te dy varianteve qendroi atje deri 1957 Mbas kthimit ne Atdhe u emerue ne Regjimentin e Kucoves ku sherbeu shume vite ne kete Regjiment deri ne vitin 1971 Ne vitin 1971 u transferua ne Skuadriljen e Tiranes ne Laprak Ja si e kujton Niazi Nelaj E kam pritur dhe kam punuar me te ne Skuadrilen e Transportit. Xikja kishte nje figure tejet simpatike.
Me shtat mesatar, te ngjeshur; me faqe ” bucko’ , te kuqe, mbante mustaqe te prera “spic” te cilave u sherbente me merak. Xikja ishte i brumosur me disipline te forte e te vetedijeshme ushtarake. Nuk e pashe kurre te parrojtur e me qafore jo te bardhe. Ballin e kishte te larte, si shenje fisnikerie. Uniformen ushtarake e mbante tee paster e te rregullt ; i kishte hije kapardisja dhe krenaria, e kolonjarit dhe e oficerit te aviacionit. Buzagazi, sikur i kishte mbire ne fytyre. Xikja yne ishte i sjellshem , i edukuar e i shkuar , me te gjithe. Nuk ishte inatci e qejfmbetes, as hakmarres. Ai ishte me seder te mire dhe i thjeshte. Kur gjendej ne situate te veshtire, e kalonte muhabetin ne shaka. Kishte nostalgji per avionet reaktive dhe kujtonte shpesh shoket e shkolles e te punes. Ishte njeri i zgjuar e i mencur dhe me intelekt te zhvilluar. Me avionin An-2 dhe me Skuadrilen e Transportit , u pershtat shume shpejt. Ne profesion nuk kishje cfare ti thoshje. Kisha vene re te afrohej , me teper me ata qe e njihnin ne detaje avionin An-2 dhe qe e shfrytezonin ate , me mjeshteri , per shume kohe. Mjeshtrat : Niko Gambeta; Dhimitraq Stillo; Sotir Ilija; Mihallaq Puleri, Xhevair Ymerali; Gani Vlashi etj. i kishte “idhuj” e perftonte mjaft nga pervoja e tyre. Xikja ishte i zgjuar ee i thjeshte; nuk shiste mend por mesonte vazhdimisht. Syrja Nebiu ” vdiste” per te kenduar. Ai e kishte shume per zemer kengen kolonjare, por kendonte dhe kenge te trevave te tjera. Ne ate kohe, ne Skuadrilen e Transportit, Kapteri Selaudin Pashollari, nga Gora, formoi nje grup kengetaresh e valltaresh cilesore me jo gorare si Xikja; Ali Terpollari, Ganiu… etj. Kenga u shkonte “gjym” dhe ne valle ” fluturonin”. Xikja ishte me seder dhe dallohej per kembenguljen e tij per t’u shkuar puneve deri ne fund. Ai banonte ne afersi te Ndermarrjes ” 21 Dhjetori” dhe , kur doli ne pension , shiste , se bashku me bashkeshorten , ne nje barake, prane Poste telegrafes te ketij rajoni. Syrja Nebiu ishte i lidhur shume me familjen dhe kujdesej shume per mirerritjen dhe prosperitetin e femijeve. Ne disa raste ankohej nga dhimbje mesi. I paharruar qofte kujtimi I tij Te rrojne e ta kujtojne familja dhe shoket