Kur fliste për Rusinë cariste një filozof i shekullit XIX, shkruante; ku mbahet ai vend? Dhe përgjigjej, te ushtria dhe spiunazhi….
Në Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Britania u zotuan “të respektojnë pavarësinë dhe sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës” dhe “të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës” kundër vendit. Këto garanci luajtën një rol kyç në bindjen e qeverisë ukrainase në Kiev që të hiqte dorë nga ai që përbënte arsenalin e tretë bërthamor më të madh në botë, i përbërë nga rreth 1900 koka strategjike bërthamore.
Kur BRSS u shpërbë në fund të vitit 1991, kishte armë bërthamore të shpërndara në shtetet ish-sovjetike. Administrata e Xhorxh H. W. Bush i kushtoi përparësisë më të lartë sigurimit që kjo nuk do të çonte në një rritje të numrit të shteteve me armë bërthamore. Për më tepër, teksa shikonte Jugosllavinë të shpërbëhej dhunshëm, administrata e Bushit shqetësohej se kolapsi sovjetik mund të bëhej gjithashtu i dhunshëm, duke rritur mundësinë e konfliktit midis shteteve të armatosura bërthamore. Sigurimi i mos rritjes së numrit të shteteve të armëve bërthamore nënkuptonte që, në praktikë, vetëm Rusia do të ruante armët bërthamore. Administrata e Klintonit ndoqi të njëjtin qëllim. Me perspektivën e zgjatjes së Traktatit të Mospërhapjes për një kohë të pacaktuar, një kurs alternativ që lejonte shtetet e tjera post-sovjetike të mbanin armët bërthamore do të kishte krijuar një precedent të keq. Që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës 3 miliardë dollarë në reformë dhe ndihmë ushtarake dhe 3 miliardë dollarë garanci kredie. Trupat amerikane në Ukrainën perëndimore trajnojnë kolegët e tyre ukrainas. Uashingtoni, në bashkëpunim me Bashkimin EUropian, kishte ndërmarrë hapa për ta izoluar politikisht Moskën dhe pati vendosur një sërë sanksionesh ekonomike dhe vizash ndaj Rusisë dhe rusëve.
Zemërimi mbi përpjekjen e ndyrë të Presidentit Donald Trump për të zhvatur presidentin e Ukrainës që të hetonte kundërshtarin e tij të mundshëm politik në vitin 2020 zotin Biden, ngre një pyetje të qartë: Pse duhet të kujdesen Shtetet e Bashkuara kaq shumë për Ukrainën, një vend 5000 milje larg? Një pjesë e madhe e arsyes është se zyrtarët amerikanë u thanë ukrainasve se Shtetet e Bashkuara do të kujdeseshin kur negocionin Memorandumin e Budapestit mbi garancitë e sigurisë, nënshkruar 25 vjet më parë këtë javë….
Tashmë prej dy ditësh të gjitha ranë…u sajuan prej disa vitesh krahinat e Ukrainës lindore si të populluara me rusishtfolës që po keqtrajtoheshin nga autoritet ukrainase dhe në mënyrë “referendare” si shtete më vete ato kërkuan praninë ushtarake ruse gjoja për tu mbrojtur… Rreth 14 mijë veta kanë humbur jetën dhe 1, 5 milion janë larguar nga ato zona..
Kur perëndimi njoftonte se do të ndërhyhet ushtarakisht, propaganda ruse thoshte, jemi në territorin tonë, nuk kemi hyrë, po bëjmë stërvitje, pse ndjehemi të rrezikuar se Ukraina një vend i pavarur do që të antarësohet në NATO…Por ja që faktet provuan se qëllimi ishte pushtimi i këij vendi qe argumentohet nga propaganda ruse, se qysh në mesjetë Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë…Tani pushtimi po ndodh. Perëndimi shtrëngoi sanksionet ekonomike financiare bankare dhe monetare…aq sa propaganda konservatore ruse prej kohësh flet për “genocid ekonomik.”
Ka nga ata tek ne, edhe deputet, që duan ta njësojnë çka po ndodh këto ditë me atë që bëri Hitleri me gjemanët e Çekosllavakisë dhe Polonisë për ti pushtuar dhe nisjen e luftës II botrore. Me gjithë përngjasimet, situata nuk është e njëjtë sepse atëhere dhe vendet e tjera e donin luftën kurse në kohën tonë as Gjermania as Italia as Japonia as Britania e Madhe e as SHBA nuk duan luftë…
Ky veprim arbitrarë nuk do eci si edhe është parashikuar, Ukraina sapo preu marrdhëniet diplomatike me Rusinë…ndaj kontakte diplomatike nuk ka më…të shohim se si do sillet OKB dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë…koha e zgjidhjes së problemeve me çizme ushtarësh ka kaluar. Europa e kuptoi se cili është mentaliteti arkaik Rus…mungesa e ekuilibrave në shumë vende qoftë të ish lindjes komuniste qoftë të perënimit kur vinte fjala për Rusinë; tani nuk lejohet më…nuk harrohet 1956 Hungareze, 1968 e Çekisë, Austriakët nuk duhet të harrojnë se sa hoqën për largimin e trupave sovjetike pas luftës së dytë botrore…
Historitë e vjetra kthehen si fantazma…por fantazmat nuk vriten me armë zjarri. Putini flet me termin Bota Ruse, pra e solli atë kundër botës në tërësi duke na kujtuar shprehjen se çdo ngjarje dhe çdo person në histori shfaqet dy herë, një herë si tragjedi dhe një herë si farsë…veçse viktimat janë njerëzit e paarmatosur civilët dhe fëmijët…Mëkat !
pkabo 24 shkurt 2022