12.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Astrit Aliaj

Koncepti i lëvizjes Ruse për një “Port në ujë të ngrohtë”.
Lufta e Dytë Botërore
​Me hyrjen e Rusisë në Luftën e Parë Botërore dhe gjatë viteve në vazhdim të luftës, koncepti i një lëvizjeje historike ruse për një “Port në ujë të ngrohtë” u zhduk në thelb nga shkrimet politike anglo-amerikane. Lufta Civile Ruse i la shtetit pasardhës të Perandorisë së vjetër me territor, burime dhe forcë detare të pakësuar. Pavarësisht pretendimeve të tij ideologjike, Bashkimi Sovjetik nuk shfaqi asnjë kërcënim gjeopolitik për epërsinë detare anglo-amerikane.
​Por koncepti u ringjall gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato gjendet shpesh në shkrimet britanike dhe amerikane të asaj periudhe. Për më tepër, ai pati një sërë efektesh të drejtpërdrejta dhe të dokumentueshme në politikën anglo-amerikane ndaj Bashkimit Sovjetik gjatë luftës dhe gjithashtu në zgjidhjen e arritur pasluftës në konferencat e Teheranit, Jaltës dhe Potsdamit. Mjaft interesante, gjithashtu ajo pati një efekt të rëndësishëm në politikën gjermane ndaj Bashkimit Sovjetik, nën paktin jetëshkurtër Hitler-Stalin të 1939-1941.
​Në botën anglisht-folës koncepti u rishfaq, siç mund të pritej, në shkrimet e shumë analistëve të kohës së luftës dhe menjëherë pasluftës të cilët përpiqeshin të vlerësonin motivet e politikës së jashtme të Stalinit. Moska nuk kishte qenë një faktor kryesor në politikën botërore qysh nga Revolucioni i vitit 1917; papritmas Sovjetikët dolën nga izolimi dhe errësira relative për t’u bërë një lojtar kyç në aleancat globale në mënyrë të njëpasnjëshme, fillimisht tek Boshti dhe më pas rezistenca e tij. Specialistët e marrëdhënieve ndërkombëtare, të pamësuar me sjelljen sovjetike, natyrisht kthyen shpjegimet e rezultateve të brezit të mëparshëm duke shpjeguar politikën e Perandorisë.
​Shembujt mund të jepen lehtësisht, si vlerësimi i George B. Cressey, kryetar i departamentit të gjeologjisë dhe gjeografisë në Universitetin e Sirakuzës: “Hyrja e lirë për në det është një kusht i domosdoshëm për kombet moderne, pra që kërkimi për porte pa akull është një pjesë e pashmangshme e politikës së jashtme të Rusisë… Në një formë ose në një tjetër, ky kërkim për porte pa akull është një element i pashmangshëm në politikën e jashtme. Asnjë nga rrugët e imagjinueshme nuk ofron shumë kënaqësi. Një shteg nëpër Finlandë dhe Norvegji është topografikisht jo tërheqës, zotërimi i Stambollit nuk do të garantonte hyrjen në Atlantik, Gjiri Persik është larg qendrës dhe riokupimi i Mançurisë ose Mongolisë dhe Kinës së Veriut është vështirë i realizueshëm. Ariu Rus vështirë se mund të presë të gjejë ujë të ngrohtë, edhe pse ai mund të ketë të drejtë për të.”13 Robert J. Kerner, profesor i historisë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, arriti në përfundimin se “kur shteti Moscovit ishte pa dalje në det, ata ndihmuan Rusinë të krijonte rrugën drejt detit – një dëshirë kombëtare shekullore – sepse pavarësia dhe siguria e tij vareshin nga dalja në dete.”14
​Që teza “port në ujë të ngrohtë” kishte ndërhyrje politike gjatë luftës, kjo duket qartë nga vlerësimi që morën adhuruesit e saj në pozicionet kryesore ushtarake dhe civile. Për shembull, Isaiah Bowman, i cituar më parë, ishte këshilltar i Presidentit Roosevelt gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore. Por të dhënat publike të Luftës së Dytë Botërore janë aq të gjera, saqë nuk ka nevojë të mbështetet mbi prova të tilla pëfundimtare. Efektet e drejtpërdrejta të tezës së ujit të ngrohtë mund të shihen në të paktën në dy episode kryesore të luftës: përpjekjet e Hitlerit për negociata të mëtejshme me Bashkimin Sovjetik gjatë periudhës së Paktit të Mossulmimit, dhe përpjekjet anglo-amerikane për të arritur marrëveshje me Bashkimi Sovjetik për kolonitë territoriale në konferencat kryesore të kohës së luftës.
​Pakti i Mossulmimit. Për ironi, Gjermania ishte njohur me konceptin anglo-amerikan të një lëvizjeje sovjetike për një “port në ujë të ngrohtë” gjatë viteve 1920 dhe 1930, në një kohë kur teza kishte rënë në heshtje në vendet Anglisht-folës. Perspektivat gjermane për çështjet ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe u formuan fuqishëm nga mendimi gjeopolitik anglo-amerikan përpara Luftës së Parë Botërore, siç ishte interpretuar nga gjenerali Karl Haushoffer, drejtor i Institutit për Studimin e Gjeopolitikës në Universitetin e Mynihut. Haushoffer ndjeu fort se Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania nuk kishin punë të luftonin njëri-tjetrin dhe hartat e tij të shumta të ndarjeve gjeopolitike “natyrore” të botës tregonin gjithmonë se Bashkimi Sovjetik kishte akses detar në Detin Arabik. Shpesh “Bashkimi i Madh Sovjetik” përfshinte madje të gjithë Indinë.
​Rëndësia e gjeneralit Haushoffer në politikën naziste mund të shihet në lidhjet e tij të ngushta personale me zëvendësin e Rajhut fȕhrer Rudolf Hess dhe me Adolf Hitlerin. Haushoffer e vizitonte shpesh Hitlerin në burg pas dështimit të puçit të Mynihut të vitit 1923 dhe ndikimi i tij ishtë i qartë e i dukshëm në Mein Kampf (një manifest autobiografik i vitit 1925 nga udhëheqësi i Partisë Naziste, Adolf Hitler ). Megjithëse Haushoffer mbrojti pikëpamjen që nazistët të vazhdonin lidhjet e ngushta me Bashkimin Sovjetik të krijuar nga Republika e Ëeimar-it, kjo pikëpamje kishte për synim luftën kundër racizmit anti-hebre dhe antisllav, në natyrën e filozofisë naziste. Megjithatë, antagonizmi në rritje midis Gjermanisë nga njëra anë dhe Britanisë dhe Francës nga ana tjetër i dha Haushoffer shkurt mundësinë për të parë politikat e tij të zbatoheshin në praktikë.
​Në 1939 Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një traktat të mossulmimit të ndërsjellë që lejonte ndarjen e Polonisë midis dy kombeve dhe ndarjen e pjesës tjetër të Evropës Lindore në sfera influence. Traktati përshpejtoi Luftën e Dytë Botërore, pasi pas pushtimit nazist të Polonisë, Britania dhe Franca i shpallën luftë. Në sytë e Gjermanisë, një rol i rëndësishëm për këtë pakt, përtej stabilizimit të kufirit lindor, ishte të mbante Bashkimin Sovjetik nga ndërhyrja në aneksimin e territoreve me rëndësi të Evropës Lindore dhe përfshirjen e tyre në një “Gjermani të Madhe”. Ky ndryshim në politikën naziste u vlerësua nga Haushoffer dhe dishepujt e tij.
​Hitleri përfundimisht u bë i pakënaqur me kushtet e marrëveshjes së tij me Stalinin, për shkak të një sërë faktorësh. Këto përfshinin zemërimin nazist në sulmit ndaj Finlandës “Ariane” nga Sllavët “nënjerëzor” të Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dimrit të 1939-1940, mosmarrëveshjet me Stalinin mbi pushtimin sovjetik të pjesëve të Rumanisë dhe Polonisë lindore, rivlerësimin e forcës sovjetike pas pengesave të herëshme të Stalinit në Luftën e Dimrit, ndryshimi në balancën kontinentale të fuqisë pas rënies së Francës në maj 1940, dhe pamundësinë për të detyruar Anglinë të padisë për paqe pas humbjes së Luftës në Betejën e Britanisë. Hitleri shpresonte nëpërmjet kërcënimeve dhe joshjeve të rinegocionte kushtet me të cilat ai dhe Stalini kishin ndarë Evropën në sfera influencash.
​Momenti kulmor ishte vizita përfundimtare në Berlin nga Komisari i Popullit për Punët e Jashtme, Vyacheslav Molotov, siç bëhet e qartë nga dokumentet e Ministrisë së Jashtme gjermane të publikuara nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së pas luftës. Këto të dhëna tregojnë se Hitleri përpiqej të bindëte Bashkimin Sovjetik që të shpërndant territoret ashtu siç ishin përcaktuar fillimisht, veçanërisht në Ballkan, duke i ofruar Stalinit një dorë të lirë në jug: ” Fyhreri më pas iu kthye përpjekjeve gjermano-ruse. Ai i kuptoi plotësisht përpjekjet e Rusisë për të marrë “porte pa akull” me akses absolutisht të sigurt në det të hapur.”15
​Si përmbledhje, Hitleri llogariti se interesi sovjetik për një “Port në ujë të ngrohtë” mund të manipulohej për të larguar Moskën nga Evropa Lindore, veçanërisht nga oferta e një çmimi me sa duket më të madh, akses i drejtpërdrejtë në Gjirin Persik. Siç thotë Adam Ulam – “Molotovi nuk e pretendoi Gjirin Persik si një sferë influence Sovjetike në bisedimet me Hitlerin – Gjermania ia shtiu atij në mendje atij në një përpjekje për të devijuar sovjetikët nga Dardanelet.”16
​Joshja nuk funksionoi. Stalini dhe zëvendësit e tij nuk hezituan të refuzojnë taktikën naziste. Larg nga të qenit objekt i një “përcjelljeje” sovjetike, një port në Oqean ishte një çështje periferike që nuk arriti ta largonte Stalinin nga rëndësia e Evropës Lindore. Refuzimi nga ana e tij i ofertës së Gjermanisë nxiti në vendimin nazist për të nisur Operacionin “Barbarossa”, pushtimi i befasishëm i Bashkimit Sovjeik në 22 qershor 1941.
Artikulli vazhdon …………………
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.