Në zemrën time.
( Dedikim: vajzave te mia)
Nuk di se ç’më djeg,
Tamam si një zjarr,
Malli ç’më vërshoi,
Mërzitnia do t’më marrë.
A do t’jetoj kështu ?
Me ktë brengë dhe trishtim,
As oqeanit plot me dallgë,
Nuk ja njoh largësinë.
Tani se ç’ndjej mall,
Dhimbje të padëgjuar,
Ajo nuk është më,
Ajo është larguar.
Dhe atë që pata,
Si gjakun ndër dej,
Tani mu largua,
Në detin përtej.
Si zog i harruar,
Më s’mund t’fluturoj,
Me flatrat e lagura,
Në qiell të qëndroj.
Dhe vjen perëndimi,
Me ngjyra t’argjendëta
Bukurin dhe dëfrimin,
Nuk mi ka më ënda!