PERËNDOI…
Perëndoi, perëndoi
dhe një ideologji,
Me dritën e varrit
midis arkivolit dhe mundit.
Një tjetër, një tjetër
u ngrit tani
Me pëlhurën e gjakut
dhe aromën e shkrumbit !…
Sa të thellë e paske patur
gropën e fatit, njeri,
megjithëse me lulen
në gëzhojën e plumbit…
“””””””””””””””””””””””””
Dita më e bukur
Sot në kalendar
Për njerëzit e Dijes
Mësuesit tanë
Ju urojmë
Të gjithëve
Shëndet e të mira
Sa shkronjat e dashura
Qe na kanë mësuar
Me shumë durim
Mundime dhe sakrifica
Në dimër me borë
Erë edhe stuhitë
Beharet me vapë
Kurrë nuk ankoheshin
Mësuesit
Të palodhur ,
Na nxorrën në dritë
Njerëzi për së mbari
Të dashur me respekt
Ju falenderojmë
Për çka na dhuruat
“”””””””””””””””””””””
MARS
( ndërsa këtej…)
Kalemi i hardhisë
pikon në oborr.
Pleqtë i kanë kthyer
zemrat nga dielli.
Një vajzë
i shfaqet pak ballkonit
e kthehet.
Mimoza e zbriti
vellon nga qielli…
“”””””””””””””””””””
NJOLLAT
Dielli – me njolla të errëta,
Marsi -me njolla të blerta,
Toka-
me njolla të kuqe
gjaku nga vatrat e nxehta.
A thua këto sfera
s’ rrotullohen dot pa to ?