8.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Sofia Gjinika

DO BËHEM ZANË QIELLORE

Rrethuar në flakën e diellit në perëndim
Kapelja blu e qiellit si shpat mbrojtjeje
Kërkon e etur, mes ngjyrave në dyluftim
Copat e shpirtit të vajzërisë si urë drite.
Degë blerta në sipërfaqen e rrafsht ca yje
Brigjeve, shpella mister me farë virgjërie
Të hap dritaret, ofshama të vijë tek tija
Qiellit mbretëror të dëgjohen lutjet e mia.
Si bajloz do të heq shtëllunga resh, apo ferrat,
Veshur fustan përrallor blu, të ngatrohen yjet
Maj gishtave do eci lehtë, si zogu mbi tela
Do bëhem zanë qiellore në një parajsë drite.

Më tej do kërkojë e etur fjalëkalimin e kodit,

Tek Ty, o rajtari besnik i rrugës të jetës pa plagë.

Dhimbjes të dashurisë nuk dua t’i shikoj lotin.

Pastaj fitimtare mes ngrohtësisë, të zbresë si sinjal.

“””””””””””””””””””””””””

DUARTË
I lodhi koha duart e mia,
vënd pa u futur s’kanë lënë,
Hekur të dilte para e thyeja,
S’dua lule marsi për të dhënë.
Dikur ato çanin nga freskia,
Tani janë si një plis i çarë,
Të lodhura, rrudha, vija, vija,
Zbuten me përkëdheli me fjalë.

S’dua lule të çelura plotë ngjyra,

I mba zemra brënda sekret,

Do mirënjohje, plotësim dëshirash,

Gruaja do dashuri, do respekt.

“”””””””””””””””””””””””””

“TË LEHTËT MË QUAJNË TË LEHTË”
Të lehtët, le të më quajnë të lehtë ,
Në punët serioze kam serjozitet
Këtu insistoj,
Çka shpirti brënda veç unë e di
Me pamjen e jashtme rrallë bie në ujdi
Por ti nuk ti ngarkoj.
Nga ti të ndryshojë diçka nuk pres
Në xhami, në kishë dhe çdo shkrues
Kur e ka vështirë një grua si unë pyet.
Kur me ti a me tjetrin kontaktoj,
Unë thjeshtë fytyrën ndryshojë
Nuk është pa vënd të argëtojmë .
Jam internuar për të parë të parën
S’i e denjë për paqe, për të paparën
Këtu insistoj.

Me teket e tua më quani kështu

Se ti s’di të kompozosh, ashtu si unë

Kjo korrektësi është dhe shkaku.

“””””””””””””””””””””””””

VJEN DHE IKËN. (96)

*****************

Gjumi s’më zë,

Ngre kokën lart.

Të kërkoj, ku më,?

Në qiell a në tokë,

Yjet më duken si qirinjë,

Dhe unë ul sytë poshtë,

Mos të shikoj, në kopështrinjë,

Në rrugicat me gurë,

Në odat e miqve,

Në djersën tënde ujë,

Në përcjelljet dhe pritjet.

Ku je, u nxitove?

Kujtove se ike!

Jo, jo, je këtu, atje,

Zë i njohur që në djep,

Vetëm se të shikoj me fustan bore,

Ftohtë, lot.

I mbarove punët, tu duk,

Jo, mbetën të mbjellat e tua në tokë,

Për dore të zë, mos u zhduk,

Ti je, e di, me gërsheta lidhur në kokë,

Në gjithë atë rëmujë më thua,

Zemër tani e di rrugën

Vazhdo në atë drejtim,

Në çdo hapin tënd,

Do jesh me mua.

Më ngroh krevatin dhe ikën,

Pse? Më pluhuros, kapakët e syve.

Fli bijë më thua më shuan dritën,

Dhe kam akoma zërin tënd veshëve,

Flë, po kur çohem s’të gjej më,

Më duket vërtetë,

Se nga dora të kam zënë,,

Psherëtij, “oh, nënë”.

********************

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.